Home KRYESORE VIDEO/ Momenti kur sulmuesit e Londrës bënin humor para masakrës

VIDEO/ Momenti kur sulmuesit e Londrës bënin humor para masakrës

“The Times” ka publikuar momentet kur 3 terroristët e Londrës bisedonin dhe bënin shaka me njëri-tjetrin përpara se të shkaktonin masakrën ku u vranë tetë persona. Terroristët janë Òlmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë teksa përqafoheshin dhe qeshnin.

Khuram Butt 27 vjeç, Rachid Redouane 30 vjeç dhe Youssef Zaghba 22 vjeç u takuan me njëri-tjetrin jashtë një pallati në Barking 5 ditë para sulmit terrorist. Filmimi nga kamerat e sigurisë është bërë të hënën më 29 maj pas mesnatës dhe të tre kanë qëndruar së bashku për rreth 10 minuta. Në pamje duket gjithashtu momenti kur Rachid Redouane e vendos celularin e tij në një grumbull materialesh ndërtimi.

Mediat britanike shkruajnë se veprimet e Redouane sugjerojnë se terroristët dyshonin që mund të monitoroheshin nga shërbimet sekrete. Për këtë arsye, 30-vjeçari largoi celularin për t’u siguruar që biseda e tyre nuk përgjohej. Autoritetet dyshojnë se ky ka qenë momenti kur të tre terroristët planifikonin masakrën në Londër. Ata sulmuan me thika qytetarët në rrugë, para se të vriteshin nga policia./lapsi.al

Share: