Duket se debati në studion e Rudina Xhungës në Vizion Plus, për Zgjedhjet 2017, ka degjeneruar në fyerje mes avokatit Spartak Ngjela dhe botuesit Henri Çili.
Avokat Ngjela tha se pas disa muajsh do të ketë surprizë pasi LSI do të rikthehet në koalicion me PS, por, ndërhyrja e Çilit që tha se Rama dhe Basha e kanë mbyllur marrëveshjen, ka acaruar Ngjelën.
Ja debati deri ne fyerje:
Ngjela: Sot ai u bëri ofertë të dyve, njëri e kundërshtoi, tjetri tha Sali Rexhep.
Çili: kishte nja 200 veta që thanë se e kanë mbyllur marrëveshjen Rama- Basha
Ngjela: Kush tha?
Çili: E thashë në përgjithësi, jo ti
Ngjela: Po ç’hyj unë këtu?Pse e fut në bisedën time? Pse si ata katundarët andej jam unë. Qeke budalla fare ti.