“Washington Post” raporton se prokurori special, Robert Mueller është duke e hetuar Presidentin Donald Trump për pengim të drejtësisë.
Mueller po përgatitet të marrë në pyetje këtë javë 3 zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete, njëri prej të cilëve Dan Coats, kreu i NSA-së do të dalë edhe përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat. Për CNN, ky është sinjali më domethënës deri tani se hetimi i Mueller po shkon përtej pyetjeve mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Lajmi vjen në të njëjtën javë kur miku, njëkohësisht donator i fushatës së Trump, Chris Ruddy përmendi mundësinë që shefi i Shtëpisë së Bardhë ta pezullonte prokurorin e posaçëm, i cili i mori në dorë frerët e hetimit pas shkarkimit nga posti të shefit të FBI-së, James Comey.
Ndihmësit e Trump e dënuan menjëherë raportin e “Washington Post” e thanë se rrjedhja e informacionit të FBI-së në raport me Presidentin është e papranueshme, e pafalshme dhe e paligjshme.
Që në letrën e tij të pezullimit të Comey-t e në vazhdim, Trump ka pretenduar gjithmonë se nuk është nën hetim. /360grade.al