Home KRYESORE Zv. Kryeministrja godet ku i dhemb politikes: Do hetohen tërheqjet e parave...

Zv. Kryeministrja godet ku i dhemb politikes: Do hetohen tërheqjet e parave nga bankat gjatë majit

Zv. Kryeministrja Lendina Mandija është shprehur se të gjitha tërheqjet e parave cash nga bankat e nivelit të dytë duke filluar nga muaji maj 2017 do të kalojnë në sitën e drejtorisë së pastrimit të parave. Mandija është kryetare e Task Forcës për monitorimin e procesit zgjedhor për garën e 25 qershorit

Në njoftimin për mediat të Task Forcës dhe zv.Kryeministres në cilësinë e kryetares sqarohet se “u diskutua lidhur me informacione të dërguara zv.Kryeministrit ku pretendohet tërheqje shumash të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë”.

Pas këtyre informacioneve të disponuara nga zv.Kryeministrja i është kërkuar agjensisë së pastrimit të parave “të ndjekë me përparësi këtë informacion duke kryer hetimet e duhura administrative dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmëri të pretendimeve të tilla duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale”.

Në rast se do të ketë dyshime të arsyeshme që shumat e tërhequra kanë lidhje më financime të paligjshme të subjekteve politike Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave orientohet të referojë rastin në prokurori për ndjekje dhe hetim të mëtejshëm si dhe të informojë zv.Kryeministrin për gjetjet,” – mbyllet reagimi i zv.Kryeministres

Share: