Sezoni i ri në televizionet shqiptare duket se do të ketë shumë ndryshime jo vetëm në programacion, por edhe në personazhe. Pas lajmit të raportuar sot, ku Blitz.al shkroi se Marina Vjollca do t’i bashkohet skuadrës së “Tv Klan”, zbulohet gjithashtu se ndryshime do të ketë në një tjetër emision të këtij televizioni.
Bëhet fjalë për emisionin ”Stop”. Blitz.al ka mësuar që prej datës 4 korrik janë hapur audicionet për gjetjen e velinave, vajzave që shoqërojnë në çdo puntatë dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Duket se dy balerinat bukuroshe pjesë e trupës së koreografit Albi Nako, Alba Hoxha dhe Ensa Llaçi, nuk do të jenë më pjesë e emisionit investigativ. Se kush do të jenë zëvendësueset e tyre, na mbetet të presim deri në sezonin e ri.