Home KRYESORE Angli/ Burg tre shqiptarëve me 400 mijë paund kokainë

Angli/ Burg tre shqiptarëve me 400 mijë paund kokainë

Tre shqiptarë u dënuan me burg nga një gjykatë në Britani, pasi pak kohë më parë u kapën me 4 kilogram kokainë të pastër në makinë, e cila kap vlerën prej 400 mijë paund.

Sipas guardian-series, tre shqiptarët e akuzuar janë Ermal Tyto 28 vjeç, Elton Kanani 41 vjec si dhe Ardi Kurdi 31 vjeç të cilët u dënuan nga gjykata britanike me rreth 21 vite burg në total.

Gjykata vendosi 5 vite burg për Ardi Kurdi nga Lexington Place, Elton Kanani u dënua me 6 vite e 7 muaj burg, ndërsa 28-vjeçari Ermal Tyto u dënua me 9 vite e 4 muaj. Kanani u arrestua më 26 prill, pasi trafikoi drogë me Ermal Tyton në Greenway Close, ndërsa iu gjet në makinë rreth 4 kilogram kokainë e pastër si dhe drogë e klasit A gjatë kontrollit në banesë.

Ndërkohë pas një vëzhgimi dhe monitorimi të policisë në 18 maj, makinës së Tytos iu bashkua një tjetër makinë që drejtohej nga shqiptari Kurdi, transmeton Bw. Ky i fundit hyri në makinën e Tytos me tre çanta, dhe doli me tri çanta të tjera.

Të dy u arrestuan pasi në makinat e tyre u gjetën 53 000 paund para të thata dhe kokainë që arrinte vlerën e rreth 200 000 paundëve në rrugë. Përpos dënimit, gjykata britanike lëshoi edhe një urdhër-konfiskimi për pasuritë e shqiptarëve. /LAPSI.AL/

Share: