Home KRYESORE Ardhmëria e Kombit-Atdheut tonë, është Shkolla e jo feja!

Ardhmëria e Kombit-Atdheut tonë, është Shkolla e jo feja!

Nga Skender Jashari

Në një vend, që populli nuk mendon për ardhmërinë e tij, por më shumë i jep rëndësi “amshimit”, objekteve fetare, në vend që t’i jepnin rëndësi Ardhmërisë së popullit të tij, është i destinuar për shumë dështime në të ardhmen e tij! Madje edhe predikimet të vetëquajtura fetare, nga eksponentë të dyshimtë të qarqeve agjenturore sllavo-islamike, të llojit “ kjo jetë është sprovë jeta në amshim është e vërtetë”, “muslimani i vërtetët mendon vetëm për amshimin” etj etj, janë dashakeqe dhe qëllimkëqija për Ardhëmrinë e Kombit tonë.

Ne ankohemi që jemi të papunë, të varfër apo në nivel standardi jetësorë më të ulët etj, mirëpo asnjë orvatje nuk e bëjmë nga vetja për ta ndryshu këtë realitet! Në çdo fshat, madje edhe në katundet( fshatrat e malësive tona), qytetarët tonë kanë ndërtuar xhamija, duke dhënë nga disa qindra apo edhe nga disa mijëra euro, pa përfshirë edhe fondet që vijnë nga organizatat terroriste islamike apo edhe të Serbisë! Në asnjë rast nuk ka të renovuar e lëre më të jenë ndërtu ndonjë shkollë! Askush më shumë sesa armiqët e djeshëm a edhe të sotëm, të Kombit tonë, nuk kanë interes që Vendi yn të “lulëzohet” nga objektet fetare. Një xhami më shumë do thotë një shkollë më pak! Sepse edhe gjatë viteve 1878-1945, në vazhdimësi Perandoria Osmane-Turqia, Serbia, Mali i zi, Maqedonia, Greqia etj, shkaku i lulëzimit të ideologjisë fetare, lehtësisht na copëtuan dhe u copëtuam!

Në po këto fshatra dhe në katunde, nuk ka shkolla fillore, nuk ka ambulancë e asnjë objekt tjetër me destinim për t’i shërby qytetarëve! Asnjë Shkollë nuk është ndërtuar nga iniciativa e qytetarëve, të gjithë këta “qytetarë” e kërkojnë që atë t’ia bëjë Qeveria apo edhe organizatat e huaja Europiane dhe Amerikane! Ky është Mjerimi Shpirtërorë, që sjellë edhe Mjerimin socio-ekonomik! Nëse jepemi pas Amshimit, atëherë pse vajtojmë dhe kukasim për Mjerimin socio-ekonomik!

Edhe përkundër faktit që shumicën e popullsisë e kemi të re, madje sipas vlerësimeve kemi popullësinë më të re në Europë, derisa të gjitha vendet Europiane kanë shumë më shumë popullsi të plakur, ata mendojnë për pasardhësit e tyre( të pakët)! Injoranca që mbretëron ende në popullin tonë, sidomos tek një shtresë e saj është për të ardhur keq!

Rilindasit tanë, thonin që Shqipëtari mbi fe ka atdhe, apo që Shqipëtarët janë shumë sipërfaqësorë sa i përket fesë etj, të njejtën dukuri e dhanë edhe studiues të huaj të cilët vizituan Trojet tona, e që bënë krahasime me vendet tjera fqinje të ballkanit, pikasin dallimin e vetëm :Shqipëtarët gjithmonë thonë se janë Shqipëtarë e jo të krishterë, musliman etj, derisa fqinjët e tyre gjithmonë identifikohen me fenë që i përkasin!

Çfarë Parajse pret një At/nënë, Gjysh/gjyshe, Stërgjysh/stërgjyshe, kur fëmijën, nipin, stërnipin e le pa Shkollë, kurse për vete( Ati/nëna, Gjyshi/gjyshja, Stërgjyshi/stërgjyshja) mendon që të shkojë në Parajsë përmes xhamisë!

“Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
………………………………….
………………………………….
………………………………….
Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kasha e xhamia;
Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

Kur në çdo fshat, katund madje edhe qytet të Atdheut tonë, të vetëdijësohemi, që Shkollat t’i ngrisim me kontribut të çdonjërit nga ne( ku Insititucionet shtetërore nuk arrijnë ta bëjnë), apo që ato t’i pajisen me labaratore, biblioteka, salla përcjellëse etj, atëherë Atdheu, Kombi yn ka dalur në Dritë përgjithmonë!

*Skender Jashari i burgosur politik nga Fraksioni i EULEX-it, për luftë guerile kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanovcit gjatë vitit 2012.
Mbaroi studimet post-diplomike juridiko-penale dhe studimet joformale ushtarake

Share: