Mori fund kalvari për të parin zyrtar të cënuar nga ligji i dekriminalizimit. Bëhet fjalë për Drejtorin e Marrëdhënieve Depalëshe në Kuvendin e Shqipërisë, z. Genc Muçaj mbrojtur nga ish Avokati i Popullit Ermir Dobjani.
Pèrfundimisht Muçaj me mbeshtetjen ligjore te Dobjanit çertifikoi pafajësinë e tij, në Gjykatën e Apelit, por nga ana tjetër ky vendim çertifikon edhe arbitraritetin e ligjit të njohur si “i dekriminalizimit.
Me këtë ligj të ndërtuar enkas me lapsuse dhe kurthe janë goditur zyrtarë dhe politikanë, duke ju cënuar jo vetëm karierën por edhe jetën. Kjo për shkak se, në rast mospèrputhjeje të vetdeklarimit, zyrtari shkonte në burg. (!)
Në jo pak raste ky ligj shërbeu si gjueti shtrigash në spastrimin e administratës dhe në luftën politike. Rasti Muçaj, duke qenë edhe i pari që shkonte në gjykatë, në një farë mënyre shënon edhe një simbol të kësaj dukurie.
Ai tashmë shërben si preçedent dhe doktrinë juridike. Tërheqja e akuzave nga prokuroria në Apel, pasi vetë prokuroria kishte apeluar pafajësinë e z. Genc Muçaj në gjykatën e Shkallës së Parë është dëshmi e absurdit.
Sot, ish ambasadori shumë i suksesshëm i Shqipërisë në Turqi mundet të vazhdojë lirisht karierën, që për shkak të malinjitetit të hartuesve të ligjit mundet ta kish humbur përfundimisht./parrena.com