Home KRYESORE Blendi Fevziu pas në kohë, kujton debatin 17 viteve më pare, Mustafaj-Rama

Blendi Fevziu pas në kohë, kujton debatin 17 viteve më pare, Mustafaj-Rama

Moderatori i njohur dhe shumë i diskutuar Blendi Fevziu është bërë nostalgjik dhe është kthyer 17 vjet pas në kohë kohë, duke rikujtuar një ndër debatet e para dhe të fundit publike mes Besnik Mustafajt dhe Edi Ramës, dy kandidatët për bashkinë e Tiranës.

“13 Shtator 2000. Debati Edi Rama – Besnik Mustafaj për Bashkinë e Tiranës. Ndër me interesantët gjithnjë. Takimi në Shtator. #20vjetopinion”, shkruan Fevziu në “Facebook”, duke e shoqëruar me një foto nga momenti.

Debati Rama-Mustafaj ka qenë i fundit i zhvilluar për garën e kryeqytetit. Që prej atëhere kandidatët për bashkinë më të madhe të vendit nuk kanë pranuar të dalin më në një ballafaqim publik.

Kultura e debatit publik në Shqipëri vijon të mbetet ende shumë larg vendeve perëndimore.

Share: