Është gati të mbështesë çdo kandidaturë kundër Lulzim Bashës, por Majlinda Bregu mohoi ambicien e saj për kryetare e PD-së. Në bisedën tek Zonë e Lirë me Arjan Çanin, Bregu tha se nuk do të kandidojë kundër Bashës, por është gati të mbështesë kandidaturat kundër kreut të ngrirë të PD-së nëse do të ketë garë reale.
I vetmi që ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar kundër Bashës, është Astrit Patozi. Nëse do të ketë garë reale kundër Bashës, Patozi premtoi se do ta shpartallojë atë.