Home KRYESORE Dashuria,e vetmja gjë që kemi!

Dashuria,e vetmja gjë që kemi!

Nga Anila Kruti

Gjyshet dhe nënat tona e kishin derën të hapur.Prisnin dhe përcillnin njerëz.Nuk lodheshin kurrë.Nuk qaheshin.Madje gëzoheshin të gjithë që do të vinin njerëz.Shtëpia merrte formën e buzëqeshjes.Qaheshin hallet.

Ndihmonim njëri-tjetrin.Kishim njëri-tjetrin,në të mirë e në të keq!Kishte më pak zili,xhelozi,stres .Nuk kishte:Pse kanë ata,dhe s.kemi ne! Ishim të lumtur që të tjerët kishin.Por,sot modernizimi dhe zhvillimi bashkëkohor i njeriut të sotëm,teknologjia,risitë deri diku edhe jetesa e mirë në shtresat e mesme ,ose më mirë le të themi ata që kanë të ardhura ekonomike e kanë bërë individin më egocentrik dhe individualist .

E mendoj kështu sepse familjet e sotme″ moderne″ preferojnë të jetojnë vetëm pa prindërit respektivë,preferojnë të jenë vetëm ,të udhëtojnë vetëm,të bëjnë pushime të vetëm ,domethënë të jenë të qetë në rehatinë e tyre .

Të jenë vetëm!Duan të jenë, aq vetëm sa edhe me njerëzit e afërt mundësisht të pinë një kafe në lokal.Kjo largesa me gjakun,njerëzit e fisit është bërë edhe më në modë,duke shkuar me idenë: ″Sa më larg me tëndin!″

Ne jemi një popull i varfër .Varfëria ,gjithnjë sjell probleme në familje ,komunitet dhe shoqëri. Shpesh problemet social- ekonomike na çojnë në përballje të vështira. Na bëjnë të dobët .Dhe në këto kohë na duhen të afërmit.Njerëzit tanë.Ata që kemi ndarë bukën.Gjaku…! Prandaj në të shumtat e rasteve mundohemi të mbështetemi tek ta.

Qajmë hallet dhe problemet me ta që mendojmë se do të na ndihmojnë ,por shpesh ngelemi edhe të zhgënjyer ,sepse ata kanë ndryshuar.Ndonjëherë mendojmë se nuk i kemi njohur.Modernizimi ,mirëqënia dhe individualizmi i ka ndryshuar.Dhe me të drejtë…Sepse në kohët më të vështira të gjenden miqtë,nganjëherë edhe ata të ″huajt″ që nuk e kishe menduar fare se do të të gjendeshin në momente të vështira.

Duke qënë se ne jemi një popull me kulturë dhe traditë të lashtë,të parët tanë na kanë lënë vlera të mrekullueshme ,dashurinë për njerëzit e afinitetit…për motrat dhe vëllezërit.Duhet t’i ruajmë dhe trashëgojmë këto vlera.″Gjaku nuk bëhet ujë…!″-thoshin të parët tanë.

Unë mendoj se,përpos këtij trendy momental,ky njeriu post-modern është më i vetmuari. Ndoshta më fatkeqi. ″Hape derën për njeriun tënd,për gjakun tënd!Edhe për të tjerët! Zgjateni dorën dhe ndihmoni ! ″E mira nuk të varfëron!″Herët a vonë do të ta dijë të mirën tënde,kushdo që i bën mirë! Mjafton t`i gjendesh në ditë të vështira.

Jeta ka të papritura.Nesër mund të të ndodhi ty…!″

Share: