Home KRYESORE Deputeti i PS: Alban Dabulla më kërcënoi, kur regjistrova pronën për Shullazin!

Deputeti i PS: Alban Dabulla më kërcënoi, kur regjistrova pronën për Shullazin!

Ish kreu i hipotekave në Durrës, sot deputet i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja tha se ishte kërcënuar nga Alban Dabulla në momentin kur regjistroi Hotel Vollgën në emër të Shullazit.

Gjatë seancës gjyqësore për bandën e Shullazit, deputeti i PS pranoi se ishte takuar me Shullazin, i cili i kishte kërkuar t’i regjistronte pronën.

“Unë do të zbatoj ligjin” kishte qenë përgjigja e Çyrbjes, që më pas e kishte regjistruar 30% të hotel Vollgës, siç i ishte kërkuar.

I pyetur nëse ishte kërcënuar ndonjëherë për regjistrimin e pronës, ai ka pohuar. Më pas ka qënë në prokurorja e çështjes e cila ka lexuar një pjesë të deklarimeve të Çyrbjas gjatë hetimeve paraprake.

Në dhjetor sipas prokurores Elisabeta Imeraj, ish-kreu i hipotekës ka thënë se kishte marrë një mesazh kërcënues nga shtetasi, Alban Dabulla.

Përmbajtja e tekstit kishte tone kërcënuese pasi ishte shkruar se Çyrbja, nuk kishte bërë mirë që kishte regjistruar pronën në emër të Shullazit.

“Kontrollo në google për mua se kush jam. Shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tëndë”, shkruhej në mesazh./lapsi.al

Share: