Home KRYESORE Detajet/ Vrau të atin me pistoletën e punës, nëna u plagos duke...

Detajet/ Vrau të atin me pistoletën e punës, nëna u plagos duke ndarë sherrin

Mirald Metallari, 21-vjeç u arrestua ndërsa transportonte në spital nënën e tij, e cila mbeti e plagosur gjatë sherrit mes tij dhe të atit. Por deri tani shkaqet janë ende të paqarta, djali rrëmbeu armën e shërbimit të të atit polic dhe qëlloi, duke lënë të vdekur në vend babanë dhe duke plagosur nënën.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Më datë 24.07.2017 shërbimet e Policisë pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin M.T., 21 vjeç, pasi ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Shtetasia N.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojt TT model 56.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M.T., 21 vjeç për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Share: