Duket se “furtuna” e paralajmëruar sot nga kryeministri Edi Rama për krerët e Hipotekave, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen nuk është e vetmja.
Para krijimit të qeverisë së re ai ka vendosur të shkrijë një drejtori të rëndësishme të Tatimeve në gjithë Shqipërinë për shkak të rezultateve të pa-kënaqshme.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar më herët dhe ka marrë dorëheqjen e Drejtuesit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor, si dhe dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të hetimit tatimor në rang Republike.