Duket se pa kaluar 24 orë nga kërkesa publike e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve të Hipotekave, 3 prej tyre e kanë paraqitur kërkesën.
Raportohet se janë dorëhequr deri tani, duke respektuar urdhërin e kryeministrit, drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, drejtori i Hipotekës së Përmentit Gentian Kukureci dhe drejtori i Hipotekës së Tepelenës, Pëllumb Milori.
Janë të tre drejtorë që vijnë nga strukturat e PS. Kryeministri u tha dje kërcënueshëm para kamerave se nuk i interesonte nëse ishin të “partisë” apo “krushqisë”…
EMRAT E 35 DREJTOREVE TE HIPOTEKAVE
1- Berat – Robert Poçi
2- Bulqizë – Veap Halili
3- Devoll – Valbona Beshi
4- Dibër – Fatmir Mikli
5- Durrës – Adrian Kona
6- Elbasan – Oltion Kokunja
7- Fier – Mimoza Kola
8- Gjirokastër – Meleq Karabina
9- Gramsh – Flamur Hasa
10- Has – Fadil Mazrreku
11- Kavajë – Helenida Sava
12- Kolonjë – Arben Dauti
13- Korçë – Klajdi Tërova
14- Krujë – Astrit Baku
15- Kuçovë – Gentian Islami
16- Kukës – Dëfrim Korbi
17- Laç – Ertila Nikolli
18- Lezhë – Artjan Djala
19 Librazhd – Bledi Koçi
20- Lushnje – Eris Stambolliu
21- Malësi e Madhe – Fatmir Shpellzaj
22- Mat- Erjon Gjestila
23- Mallakastër – Besmir Selami
24- Mirditë – Agostin Picaku
25- Peqin – Rexhep Bica
26 Përmet – Gentjan Kukureci
27- Pogradec – Leonat Muskollari
28- Pukë – Tonin Bala
29- Saranda – Alba Kola
30- Shkodër – Ilir Dibra
31- Skrapar – Rezart Hoxha
32- Tepelenë – Pëllumb Milori
33- Tiranë – Lediana Bardhi
34- Tropojë – Xhavit Çela
35- Vlorë – Rezart Elmazi