Home KRYESORE ‘Dosja sekrete e Hitlerit’, çfarë mendonin gjermanët për anglezët në vitet 1930-40

‘Dosja sekrete e Hitlerit’, çfarë mendonin gjermanët për anglezët në vitet 1930-40

Spiunët nazistë të Adolf Hitlerit mblodhën fshehurazi informacione rreth shtëpiakeve angleze kur po planifikonin që të pushtonin Britaninë e Madhe.

Inteligjenca Ushtarake Gjermane u tmerrua nga gjendja e qyteteve angleze ku forcat e tyre do të ngrinin garnizone. Në dosjen e tyre sekrete, spiunët nazistët kishin kritika për mënyrën e jetesës së britanikëve, duke i përshkruar lagjet angleze si “shtëpi mjeruese”.

“Ata banojnë në lagje të varfra me kushte të dobëta sanitare, ndotje dhe në gjendje të keqe shëndetësore, në disa raste të kequshqyer për një periudhë të gjatë kohore”, shkruhet ndër të tjera në dosjen sekrete.

Sa i përket amvisave angleze, spiunët thonë se ato nuk përmbushnin as gjysmën e standardeve higjienike të një shtëpiakeje gjermane. Në materialin sekret ka dhe detaje se çfarë mendimi kishin nazistët për Uellsin.

“Ndryshe nga anglezët e tjerë, uellsianët janë ezmerë dhe të shkurtër”, thuhet në raport.

Kjo dosje e Inteligjencës Ushtarake Gjermane ka 7 mijë faqe dhe u hartua për t’u parapërgatitur kur forcat naziste të pushtonin Britaninë.

Vetëm disa kopje të kësaj dosje sekrete ekzistojnë. Njëra prej tyre është përkthyer në anglisht dhe ndodhet në bibliotekën e Universitetit të Oksfordit.

Share: