Home KRYESORE Drejtori i Rendit në polici: Kanabisi i mbjellë sot në Shqipëri është...

Drejtori i Rendit në polici: Kanabisi i mbjellë sot në Shqipëri është i papërfillshëm

Sezoni i verës është edhe sezoni ku shtohen parcelat me kanabis. Duke folur për këtë çështje drejtori i Drejtorisë së Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se aktualisht sipërfaqja e mbjellë me kanabis në të gjithë vendin është në nivele shumë të ulta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

“Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme e megjithatë policia është e angazhuar për ta mos patur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri”, – tha Dervishaj.

Kujtojmë se pak muaj më parë ishte vetë kryeministri Rama ai që tha se këtë vit do të mbyllet çështja e kanabisit njëherë e mirë. Por deklarata të tilla duken sureale kur çdo ditë raportohen qindra kilogram kanabis të kapur dhe mediat ndërkomëbtare flasin për Shqipërinë si një nga vendet kryesore në Europë nga ku vjen kanabisi./lapsi.al

Share: