Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura.
Në studion e Ora News, Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses.
Madje shtoi: “Eshtë bërë presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra./lapsi.al