Home KRYESORE E fundit/Eksploziv makinës së biznesmenit të kromit

E fundit/Eksploziv makinës së biznesmenit të kromit

Një sasi lënde plasese, qe dyshohet të jetë tritol ka shpërthyer në një makinën e një biznesmeni në fshatin Fushë Bulqizë. Sipas të dhënave të para thuhet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit prone e një biznesmeni kromi.

Raportohet qe lenda plasese ishte vendosur ne automjetin e shtetasit me inicialet F. D., administrator i një galerie kromi, raporton “Neës 24”. Policia ka mberritur ne vend dhe ka nisur hetimet per ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:

Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Share: