Edhe Artan Fuga u shtohet zërave që kritikojnë fushatën e Lulzim Bashës. Edhe pse thotë se ka votuar PD, akademiku shprehet se PD nuk bëri fushatë. Nga ana tjetër ai thotë se fushata e PS ishte perfekte.
“PD nuk bëri fushatë, është e thjeshtë. PS e bëri fushatën në mënyrë perfekte. Të papara ishin batutat. Unë e ndjek në mënyrë shumë të përditësuar literaturën shkencore për politikën. Merrem tërë ditën. Partitë e sotme në media nuk bëjnë programe. Programi është për shkolla. Sot bëhet art. Votova për PD”, u shpreh fuga në Neës 24.
Ai tha veç të tjerash se kishte pasur një ftesë nga Basha për ta futur në listat e kandidatëve për deputetë, por e kishte refuzuar.
“Ka pasur një ftesë. E falënderoj edhe njëherë por nuk e shoh kështu politikën. Nuk i gjykoj kolegët që u angazhuan në politikë. Unë bëjë tërë ditën politikë aktive. Ti nuk hyn në politikë se dikush të fton, politika nuk është karrierë. Nëse bindjet nuk më çojnë drejt atij horizonti politik, unë se bëj. Nuk hyra se nuk gjej dhe skam përputhshmëri bindjesh. Po të më thoshte dikush që; urdhëro që të drejtosh Ministrinë e Arsimit. Do u jepja të drejtat politike studentëve”, u shpreh ai.