Home KRYESORE Gara ne PD ka dy drejtime. Nga Alban Daci

Gara ne PD ka dy drejtime. Nga Alban Daci

Gara ne PD ka dy drejtime

– drejtimi i pare ne normalitet ku Basha dhe Selami jane ne gare per kreun e ri dhe po zhvillojne takimet e tyre te natyres elektorale.
-drejtimi i dyte, qe s’ka asgje normale eshte e perbere nga ata qe kane perfituar e abuzuar me PD-ne dhe tashme llogjikisht nuk jane me pjese e reformimit te PD-se.

Ne kete grup ka edhe nga ata demokratet e oreve te fundit si artiste apo gazetare.

Me shume pasion dhe me dhimbje po flet per situaten e PD-se edhe nje gazetar qe nuk e di kur eshte bere demokrat dhe nuk e di cfare sakrificash ka bere per PD-ne apo per demokracine.

Te besh profesionin e gazetarit nuk eshte sakrifice, por mundesi punesimi.

Ne grupin e dyte te anormalitetit nuk kane fund qyfyret. Sot, doli e foli per fryme te re edhe Besnik Mustafaj. Po po, pikerisht Besnik Mustafaj, njeriu qe s’ka fituar asnje beteje ne PD dhe fale Berishes u bo ambasador ne France e ne fund edhe Minister i Jashtem qe lajthiti me deklaratat e tij per Kosoven.

A besoni se Mustafaj mund te jete fryma e re? A besoni se Patozi eshte fryma e re? A besoni se edhe ca te tjere si ata mund te jene fryme e re?!

Ne anormalitetin e tyre dhe ne egoizimin e tyre te semure mund te bej cdo tentative per te pasur pushtet.

Ata mund te bejne edhe nje parti tjeter, por e dine shume mire se kush do te jete fundi i tyre. Jane njerez te urryer nga elektorati i djathte dhe nga shumica e shqiptareve.

E mendoni sikur Bode te shkoje ne Korce e te kerkoje perseri vota per veten e tij! Shkoni e pyesni korcaret se sa e mirepresin Boden!
Kemi pasur tentativa te kahershme per percarje te PD-se. Te gjithe e mbani mend Genc Pollon!
Po ashtu mbani mend edhe Ceken e shume te tjere. Keto jane modele te turpshme e te deshtuara ne politiken shqiptare e sidomos ne spektrin e djathte.

Grupi i dyte i anormalitetit ne PD e dine me mire se kushdo se sistemi po shkon drejt bipolarizmit politik e ne keto rrethana ata kane vetem dy rruge:

– te heshin e ti kthehen jetes civile nese munden;
-te vazhdojne te krontribuojne ne PD dhe ne projektin e Bashes, sepse jane borxhli ndaj PD-se e demokrateve e ka ardhur koha qe sadopak te jene mirenjohes me militantet duke kontribuar ne fitoren e shpejte te PD-se!

Nga Alban Daci

Share: