Home KRYESORE Hoyt Yee: Politika e SHBA-ve për Ballkanin s’ka ndryshuar

Hoyt Yee: Politika e SHBA-ve për Ballkanin s’ka ndryshuar

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, i njohur ndryshe si “buldozeri” për këmbënguljen në zgjidhjen e çështjeve të marra përsipër, i është rikthyer situatës së vendeve të Ballkanit në një intervistë dhënë gazetës greke “Kathimerini”.

Diplomati i lartë, njohës i mirë i problematikave rajonale, theksoi se prania amerikane dhe interesi i saj mbetet i madh.

“Kufijtë e vendeve ballkanike janë të përcaktuara – tha Yee, – e nuk përbëjnë çështje për diskutim, ndërsa i ftoi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të përqëndrohen në reformat e tyre”.

Në lidhje me Maqedoninë, zyrtari i DASH-it u shpreh se “porta për të hyrë në NATO dhe BE është e hapur”, mjafton të përmbushen detyrimet e reformave.

E një rëndësie kyçe është tani, që Athina dhe Shkupi të bien dakord për një zgjidhje të përbashkët mbi ngërçin e emrit, sepse kjo do të ishte “në interes të integrimit euroatlantik”.

Pyetjes, a është e vërtetë se në Shqipëri dhe Maqedoni ka rënë interesi i Amerikës pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, Yee iu përgjigj me faktin se “politika e SHBA-ve nuk ka ndryshuar aspak”./ Top Channel

Share: