Home I pakategorizuar IKMT prish ambientet e festës të Institutit Kulinar Neranxi. Ceshtja do shkoje...

IKMT prish ambientet e festës të Institutit Kulinar Neranxi. Ceshtja do shkoje ne gjykate (video)

IKMT ka prishur ambientet e festës që Instituti Kulinar Neranxi i cili pavaresisht kesaj situate do të organizojë eventin në Livadh ne dt. 16.07.2017 ora 12:00-22:00!

“Na kanë shkatërruar stendat, pajisjet dhe reklamat. Duke qene ne token tone, me license dhe cdo dokumentacion te rregullt nuk arrijme te kuptojme pse.

Pervec urrejtjes qe lexohet qarte me keto nisma vandale kundrejt investimeve private shqiptare, njekohesisht na lindin dyshime se mund te jene pjese e aferave korruptive per te favorizuar biznese te tjera.
Materialet jane te mjaftueshme per te hapur nje ceshtje gjyqesore per demin ekonomik qe na kane shkaktuar.

Me IKMT-ne do te perballemi ne gjyq.

U bejme thirrje institucioneve nderkombetare dhe trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi qe te mbajne qendrim, mbasi jane pergjegjes per investitoret e huaj te cilet kane deshire te investojne ne Shqiperi.

Ata duhet te mbajne qendrim dhe te marrin masa pasi klima e biznesit ne Shqiperi po perkeqesohet.

Ju bejme me dije opinionit publik qe keto cadra dhe ky investim qe ata e quajne “ndertim pa leje” nje konstruksion me dy derrasa ne siperfaqen e reres per te mbajtur tabelen e Institutit Kulinar Neranxi do te zbertheheshin darken e dates 16.07.2017 ora 22.00.

Pavaresisht nga lufta qe na bejne institucionet shteterore, ne festen do ta bejme dhe jeni te mirepritur sipas lajmerimit bashkangjitur.” – shkruhet ne njoftimin per shtyp te ketij insitucioni priva president i te cilir eshte bisnesmeni i sukseshem himarjot Nikollaq Neranxi.

Share: