Home KRYESORE Ja detajet e udhëtimit të Ramës, arriti në 2 të natës në...

Ja detajet e udhëtimit të Ramës, arriti në 2 të natës në Hollandë

Pas mbarimit të ceremonisë së betimit të Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Rinasit. Fillimisht u raportua qe aty e priste një çarter dhe se rreth orës 24:00 të ditës së djeshme, Edi Rama ka udhëtuar për jashtë vendit me destinacion sekret.

Ndërkohë një qytetare në aeroportin e Amsterdamit ka shkrepur një foto të Edi Ramës, ku sipas saj kryeministri po shoqërohet nga policia e aeroportit për verifikim në një zyrë, ose te pakten si raportoi JOQ.

“Kryeministri i Rilindjes udhëtonte mbrëmë për Holandë, si karagjoz që është, prapë me atlete sikur po shkon të luaj futboll. E ndalon policia holandeze dhe e merr në zyrë. Ky nuk është kryeministri im, por i deleve që e votuan. Shkoi me pushime në Hollandë, po ju pabuksa që e votuat ku do i bëni pushimet? Apo po mendoni ku të gjeni lekë për librat e fëmijëve tuaj?” – shkruante dërguesja e fotos.

nderkohe dhe tashme zbulohen detaje të tjera të udhëtimit të Edi Ramës në Hollandë. Një zyrtar i kryeministrisë i tha Lapsi.al se në momentin kur u bë fotoja që është shpërndarë në rrjetet sociale, për Edi Ramën ishte duke u bërë një kontroll i thjeshtë i pasaportës, ashtu siç u krye për të gjithë udhëtarët e tjerë.

Mësohet se Rama udhëtoi me Transavian, në low cost, një fakt që hedh poshtë zërat se kryeministri fluturoi me charter. Rama ka mbërritur rreth orës 02:00 të natës në aeroportin e Amsterdamit. Siç dallohet edhe nga foto, Rama nuk shoqërohej nga eskorta e tij, pasi ishte në një udhëtim privat.

Fotoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe më pas në portale me interpretimin se kryeministri ishte ndaluar dhe po i kryhej një kontroll specifik, por sqarimet nga kryeministria bëjnë me dije se ky ka qenë një interpretim dashakeq dhe i pavërtetë.

Share: