Home KRYESORE Kaos me peticionet në PD, kallëzime penale per firmat

Kaos me peticionet në PD, kallëzime penale per firmat

Dega e Partisë Denmokratike në njësinë nr.7 në Tiranë ka përgënjeshtruar pretendimin se anëtarët e saj kanë hedhur firmat mbi një peticion kundër zgjedhjeve në parti.

Madje kësaj radhe emrat që ishin regjistruar në peticion kanë denoncuar konkretisht falsifikimin e firmave.

“Nga 64 “firmetaret”e peticionit:

· 45 persona nuk jane anetare te PDSH, madje nje pjese e mire prej tyre nuk jane as ne listat e votuesve te Njesise 7.

· 5 individe aderojne ne parti te tjera politike dhe kane reaguar ne mediat sociale qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar.

· 14 individe jane anetare te PDSH, prej te cileve

13 kane konfirmuar qe nuk jane firmetare te ketij peticioni. Madje, jane te shqetesuar qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar ne menyre kaq abuzive nga dashakeqes te Partise Demokratike.

Po rendisim vetem nje pjese te emrave te cilet kane mohuar ne menyre kategorike qe te kene firmosur kete peticion: Liljana Karanxha, Dervish Saraci, Perparim Peposhi, Lulzim Kodra, Bukurije Kusi, Petrit Ponari, Ivi Saliasi, Arben Korance, Everest Muco etj. Etj” thuhet në një njoftim për mediat që ka shpërndarë dega e njësisë nr.7 në Tiranë.

Partia Demokratike Dega 7 Tirane, pasi ka kyer verifikimet vëren se firmat janë falsifikuar dhe dënimi për këtë vepër penale dënohet me deri 4 vite burg./lapsi.al

Share: