Drejtori i Përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Dritan Tota dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.
Ai e ka denoncuar vetë kërcënimin në Prokurori , m emotivin “Kanosje për shkak të detyrës”.
Drejtori i Përgjimeve në SHISH ka marrë një mesazh nga një numër kosovar dhe ka kërkuar mbrojtje nga shteti, raporton GSH.
Dritan Tota është emëruar drejtor i Përgjimeve në vitin 2013.
Ai ka eksperiencë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Dyshohet se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është arrestimi i katër personave të dyshuar për sulme terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael. /Lapsi.al