Kancelarja gjermane Angela Merkel e njohur botërisht për karakterin e saj të fortë dhe si një ndër ‘zonjat e hekurta’ në politike ka një të fshehtë në jetën e saj personale që jo të gjithë e dinë.
Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
Por ajo që nuk dini ka të bëjë pikërisht me mbiemrin e saj! Angela Merkel është martuar dy herë dhe në fakt mbiemri që mban është ai i burrit të parë që e ka njohur në universitet. E martuar me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcua në vitin 1982. Gjashtë vite më vonë ajo u martua me profesorin e fizikës, Joachim Sauer, por duke mos e ndërruar kurrë mbiemrin e saj, shkruan opinion.al
Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë. Pak kush e di kush qëndron në krah të Merkelit. Kancelarja gjermane kur zgjohet në mëngjes, nuk e nis ditën duke menduar si të shpëtojë euron. Ajo nuk sillet si një grua që dominon Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Faktikisht është krejtësisht e kundërta. Siç ka treguar më herët vetë kancelarja gjermane, në intervistat e saj per mediat se kur ajo zgjohet, e nis ditën duke bërë gati mëngjesin për bashkëshortin e saj, Joachim Sauer.
“Dua që ai ta nisë ditën mbarë me një mëngjes të lehtë në stomak, përpara se të dal nga shtëpia dhe të nis diskutimet për problematikat që shqetësojnë”, ka treguar Merkel
Ai mjaft rrallë është parë edhe në krah të bashkëshortes së tij, në aktivitetet e saj rreth globit. I pyetur për këtë ai është shprehur se nuk i pëlqen shumë daljet në publik në këtë mënyrë. Por kurrë mos guxoni që ta quani “Mr. Merkel”, sepse kjo gjë atij nuk i pëlqen aspak. /Opinion.al