Home KRYESORE KQZ vendos: Shpëtim Idrizi zyrtarisht jashtë Palamentit

KQZ vendos: Shpëtim Idrizi zyrtarisht jashtë Palamentit

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ish deputetja Mesila Doda ka kërkuar mandatin e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës.

Doda tha se janë 50 mijë vota të pallogaritura për PDIU në Tiranë. Ne cilesine e Sekretares se Përgjithshme te PDIU, Doda kërkoi gjithashtu një hetim administrativ.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal. Por pavarësisht debateve dhe pretendimeve, KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e PDIU dhe të miratojë me votat 7-0 tabelën përfundimtare, ku rezulton se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë dhe për pasojë Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Parlamentit.

Share: