Astrit Patozi deklaroi se gjëja e fundit që mendon është krijimi i një force të re, por edhe pse e cilëson si gjënë më të lehtë, Patozi u shpreh se qëllimi është lufta për Partinë Demokratike.
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së deklaroi se do të shpallë një alternativë të re, teksa shtoi se kjo parti është shtëpia e tij. Patozi zbuloi se alternativën e re do ta shpallë së shpejti.
“Do të shpall alternativë të re, Partia Demokratike është shtëpia ime. Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike. Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, – u shpreh Patozi, i cili më herët shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.