Me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pas Brexit, shumë vende të tjera do i mohojnë të drejtën qytetarëve të lëvizin lirshëm. Brexit është referendumi i cili i mohon britanikëve në Europë dhe europianëve në Britani të rikthehen në vendlindje.
Zyrtarët britanikë e ngritën çështjen me homologët e tyre europianë gjatë tri ditëve e gjysmë në bisedimet intensive teknike, në Bruksel. Çështja, mbi mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, është politikisht e ndjeshme dhe prek punësimin, kujdesin shëndetësor për të drejtat e pensioneve dhe arsimin. BE, bëri të qartë, se nuk do të lëvizte pa një ofertë, për shtetasit britanikë që jetonin në Europë, që do t’u lejonte atyre të lëviznin lirshëm në vende të tjera të BE-së dhe të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria britanike ka propozuar “statusin e zgjidhur” për shtetasit e BE-së, lëvizjen lirshëm, por kjo do të humbiste nëse një person do të largohej nga Mbretëria e Bashkuar për më shumë se dy vjet. Zyrtarët e lartë të BE-së thanë se ishin të gatshëm të shqyrtonin këtë çështje, por Mbretëria e Bashkuar duhej të bënte një ofertë reciproke për të mbrojtur 3.5 milionë shtetasit e BE që jetonin në MB, për të lejuar, për shembull, një banor gjerman në Mançester të kthehej në shtëpinë e tyre edhe sikur për disa vjet dhe pastaj të riktheheshin në Britani të Madhe.
Diskutimet nënvizojnë pasigurinë që përballet pothuajse 5 milionë britanikë, të kapur në anën e gabuar të ndarjes Brexit. Rreth 1,2 milionë shtetas britanikë që jetojnë në BE do të preken, që do të thotë, një shtetas britanik që aktualisht jeton në Gjermani nuk do të jetë në gjendje të shkojë në Francë, Austri apo ndonjë shtet tjetër anëtar të BE, pas Brexit. “Ne do të nisim nga supozimi se për të ruajtur të drejtën e shtetasve të BE për të lëvizur në BE27, kjo do të kërkonte që Mbretëria e Bashkuar të kthehej, duke i lejuar qytetarët e BE të vazhdojnë të lëvizin lirshëm. Kjo është vetëm një nga temat e negociatave.”- tha një zyrtar i lartë i BE. Një burim i Britanisë së Madhe, pranë negociatave, tha se kishte marrëveshje për 50% të çështjeve mbi të drejtat e qytetarëve. Nga bisedimet u zbuluan këto diskutime: -Britania dëshiron të kryejë kontrolle penale të shtetasve të BE kur ata aplikojnë për të qëndruar në Britani, të cilat ndryshojnë nga ato të ligjit të BE. Negociatorët e BE thanë se kishin nevojë për më shumë detaje.
-Të 1,2 milionë shtetasit britanikë në BE, duhet të jenë në gjendje të marrin dokumente për të provuar statusin e tyre pas Brexit, kanë thënë negociatorët britanikë, ndërsa BE nuk e sheh këtë si një prioritet. -Britania dëshiron të mbajë kartën europiane të sigurimeve shëndetësore, e cila u jep të drejtë udhëtarëve britanikë të ofrojnë shërbime shëndetësore falas ose me kosto të ulët në Europë. -Pala britanike mendon se BE ka injoruar dhjetëra mijëra “punëtorë të dërguar” të cilët janë dërguar në Britani të Madhe për kontratat afatshkurtra. BE argumenton se punëtorët e postuar nuk duhet të jenë pjesë e marrëveshjes së qytetarëve të Brexit, sepse ata vazhdojnë të paguajnë sigurimet kombëtare në vendet e tyre. Të dy palët nuk goditën ndonjë marrëveshje, ndonëse pritej që gjatë raundit të parë të diskutimeve të mos kishte asnjë konkluzion.
Por, zyrtarët britanikë u përpoqën të sigurojnë BE se ata donin të ruanin të drejtat e qytetarëve të BE sipas ligjit ekzistues europian dhe nuk po përpiqeshin të shpiknin një sistem të ri. Por ata janë irrituar nga akuzat për të qenë të papërgatitur dhe nuk kanë arritur të ofrojnë një ofertë serioze. Parlamenti Europian ka kërcënuar të refuzojë çdo marrëveshje divorci që i lë qytetarët evropianë më keq se tani. Privatisht disa diplomatë europianë mendojnë se BE është më afër britanikëve, ndërkohë që e kundërta nuk ndodh. Negociatorët britanikë bënë të qartë se çështja do të mbetet e pazgjidhur deri në tetor. Mbeten edhe tre raunde të tjera të bisedimeve të Brexit që janë planifikuar për në gusht, shtator dhe tetor, përpara këtij samiti./360grade.al