Nga Moza Demiri
“Kur të iki uji më bëj një zile të flasim rehat…”
(dialog i freskët fare dhe pa asnjë gërmë të shtuar)…????????????????????????????????????
~~~~~~~~~~&~~~~~~~~~
– Tashmë është e përditëshme telefonata me familjarët që kemi në mëmëdhe…
Bie zilja, ngrihet telefoni pa kamera se linjat na dobësojnë zërin dhe ashtu natyrshëm dhe me mall fillon biseda…
-Si je motra, si kalove sot, babi si është (i sëmurë në shtrat që nuk ngrihet më)…
Waaa motra, ty sikur ta ndjeu shpirti që i re ziles në nje moment me ujin, sa bucitën çesmat, erdhiiii motra erdhiiii, po vrapoj të laj e të pastroj, se vetem një orë e kemi me bollëk pastaj vjen pikë-pikë derisa ikën dhe zhduket fare…
ashtu eeee….me gjysëm zëri dhe vazhdoj akoma ta pyes…
– ok, po ndonjë gjë tjetër motra cfare ka, babi a hëngri sot, cfarë i bëre ndonjë gjë të mirë?…
– ja po e laj se erdhi uji, po vrapoj, se të thashë që e kemi vetem nje orë dhe pastaj vjen pikë – pikë derisa sikterriset….
cfarë thua moj !! ok e mora vesh motra, po më thuaj ndonjë gjë tjetër…
– Po ja ç’të them…mendova të shtoj arsenalin e kovave dhe të shkoj tek çamët të blej dhe nja dy të tjera që të kem me bollëk se kazani lartë në tarracë është shpuar e ka shumë punë, nesër do e regulloj xhaxh Bajrami ( komshiu qe na ka rritur, me shpresën të lidhet me litarë se në katin e pestë, pa asnjë mbrojte çfare nuk bënë vaki )
– epo mirë i thashë, ik e meru me çamët tani…edhe këtë kishe mangët…
Kur të iki uji më bëj një zile të flasim rehat…
ps – Derisa të vijë uji dhe dritat, unë nuk do pushoj, madje rrezik do filloj dhe librin e parë dhe do e botoj jashtë vendit, pasi mëmedheu im e përjeton në realitet, të huajt, do mrekullohen, do i kthehen historisë së kohës primitive, madje e quajne aventurë….do kenaqen, kam shume rrefenja qe do gajasen duke farketuar edhe fantazine e tyre.