Home KRYESORE Lapsi.al: A po i kërkojnë ShBA Ramës një qeverisje gjithëpërfshirëse?

Lapsi.al: A po i kërkojnë ShBA Ramës një qeverisje gjithëpërfshirëse?

Arkitekti i marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës Hoyt Yee është rishfaqur dje në një intervistë në ËOA. Po ta shihje me kujdes intervistën dhe disa nga pyetjet që duket se ishin të dakordësuara më parë me gazetaren Keida Kostreci, arrije me lehtësi në konkluzionin se përmes saj duhej përçuar një mesazh i qartë (poshte video e plote).  Ndërkohë që gazetarja këmbëngulte disa herë për bashkëpunimin mes forcave kundërshtare politike, për mbajtje të premtimeve dhe për një hapje të qeverisjes përtej shumicës socialiste, zv/ndihmës sekretari i shtetit i’u përgjigj më mënyrë positive.

Së pari ne shpresojmë që të gjitha palët në Shqipëri të punojnë së bashku, qoftë partia në pushtet, ose opozita, për të mirën e qytetarëve” ka thënë fillimisht Hoyt Yee duke precizuar më pas se me këtë kupton se nismën për këtë bashkëpunim duhet ta marrë Edi Rama.

“…është e rëndësishme për shumicën të punojë me parti të tjera që nuk janë në shumicë ose në koalicionin e shumicës…” Dhe megjithëse ka ruajtur kortezinë duke thënë se i takon kryeministrit fitues të zgjedhë kabinetin e tij qeveritar, zyrtari i lartë amerikan ka këmbëngulur: “ne shpresojmë që të ketë një qëndrim përfshirës, që qeveria të bëjë përpjekje të punojë me opozitën dhe pale të tjera që nuk janë në partinë ose koalicionin në pushtet, në mënyrë që të gjejë një mënyrë për të arritur konsensus të mjaftueshëm në vendime të rëndësishme…

Pra duke dëgjuar këto mesazhe jo dhe aq të pafajshme në mendje të vijnë disa pyetje: A ka përfshirë marrëveshja e 18 majit edhe një pakt të pa bërë public për bashkëqeverisje PS-PD, ashtu sikurse pyet Zëri i Amerikës për politikanët që duhet të mbajnë premtimet?

Së dyti a po kërkon ShBA një qeverisje që e kapërcen gardhin e Ramës megjithëse ky i fundit fitoi me rrezultat të thellë?

Dhe së treti kur flitet për “qëndrim përfshirës” a i referohet kjo vetëm opozitës zyrtare apo edhe faktorëve të tjerë të shoqërisë që nuk janë të afishuar politikisht deri më tani?

Të gjitha këto mesazhe tregojnë se pavarësisht nga formula që po kërkohet përtej oqeanit ka një shqetësim që timoni i pushtetit të mos mbetet në një dorë të vetme.

Dhe përpara se të bëhej public ky mesazh me sa duket i është dërguar edhe vetë Ramës, i cili që ditën e parë pas fitores filloi të flasë gjithnjë e më shumë për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të hapur.

Pra kryeministri e ka marrë mesazhin. A do të shkojë ai drejt PD, apo do të zgjedhë thjeshtë disa personalitete “të pavaruara” për të krijuar iluzionin e hapjes, kjo mbetet të shikohet kur të ndërtohet qeveria e re. (Lapsi.al)  

https://www.zeriamerikes.com/a/3949060.html

Share: