Home KRYESORE Ligji për gjuhën shqipe drejt miratimit ne Maqedoni

Ligji për gjuhën shqipe drejt miratimit ne Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Parlamentin e Maqedonisë me ose pa mendimin e Komisionit të Venecias. Sipas Zaev, ligji mund të miratohet dhe më pas të hyjë në fuqi pas mendimit të marrë nga Komisioni i Venecias.

I pyetur për pengesat e mundshme që mund të shkaktohen nga VMRO-ja opozitare e Nikolla Gruevskit, në lidhje me ligjin e gjuhës shqipe, kryeministri Zaev deklaroi se opozita ka shansin historik të mbajë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.

Share: