Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, pohoi se nuk pati garë, duke e cilësuar Eduard Selamin dublant të Lulzim Bashës.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja pohoi se zgjedhjet për kreun e ri duhet të ishin lënë për një moment tjetër, pasi si fillim duhet të bëhej një analizë brenda PD-së për humbjen e thellë që pësuan në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Ajo që mungoi ishte procesi demokratik, i analizës. Para zgjedhjes së kryetarit kishim nevojë për një analizë. Kryetari humbës duhej të largohej nga partia që më pas të niste ky proces. Por ato gjëra u mbyllën, pasi u vendos Lulzim Basha i cili do pres si Rama. Por Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë të tillë në këto çaste. Unë them se ashtu siç shkuan ngjarjes njerëzit që mund të ishin kundra, që mund ta ndryshonin pak ose shumë nuk shkuan, e bojkotuan. Kundërshtarët e Bashës bënë thirrje që mos të shkonin në votime dhe nuk e dimë se sa nuk shkuan në zgjedhje. Duhet të dijen situata, por u vendos kapaku. Kundërshtari që doli ishte një kundërshtar që ishte aty për të bërë dublantin e Bashës dhe sa ishte kundërshtar që vërtetë kishte besim te njerëzit. Këto nuk janë të denja për atë që mban emrin Partia Demokratike”, tha Lubonja.
Mes të tjerash ai u ndal edhe tek PD që do të drejtohet nga Basha për këto 4 vitet e ardhshme dhe pritshmëritë që sipas tij do të jenë të dobëta.
“E shoh të mefshtë opozitën që mund të bëjë PD e Bashës, pasi do ketë probleme të brendshme të pazgjidhura. Nuk ka mbështetje dhe psikologjikisht ka marrë goditje të rëndësishem. Basha me atë marrëveshje që bëri, që nuk e dimë se ça bënë, që nuk na e sqaruan, ka lënë shumë pikëpyetje, nëse do bashkëpunojnë. Por na kanë lënë të kuptojmë se ai i dha mundësi Ramës kur doli nga çadra që ta paraqesë qeverinë shqiptare si normale. Por kjo paraqitjen nuk është normale. Nuk është në interesin tonë. Të gjithë këto na bëjnë të dyshojmë që të kemi një qeverisje normale, pasi kemi edhe një kryeministër që brenda këtyre dy muajve ka dhënë sinjale të frikshme”, theksoi ai.
Lubonja tha se edhe Berisha në një mënyrë indirekte ka pranuar që Basha të jetë sërish në krye të PD-së, pasi vetëm më të mund të ketë ndikimin e tij në parti.
“Berisha e ka pas zgjedhur kryetarin që ai të jetë kryetar hije. Me Lulzim Bashën Berisha ka garanci që ta garojnë PD-në. Për arsye psikologjike e fakte të tjera. Ky është thelbi i heshtjes së Berishës dhe i mbështetjes që shkoi në zgjedhje. Është treguar më i moderuar dhe ndaj kritikëve të Bashës. Edhe Basha mbajti një qëndrim jo normal, që duhet të reagonte ndaj atyre që ishin të pakënaqur. Janë pazare të bëra që nuk pretendojnë shumë për një opozitë që presim dhe kemi nevojë”, tha Lubonja.
I pyetur nëse do ketë tjetërsim të PD, një ndryshim nga ajo që njihim dhe çfarë impaktemund të ketë, Lubonja tha se PD ka një të kaluar problematike dhe se të ndryshosh është normale por sipas tij, nuk po ndryshon thelbi.
“Unë jam kundër atyre që e kanë glorifikuar, mistifikuar PD-në, simbolet, të kaluarën. PD ka një background historik problematik për të mos thënë negativ, që në vitet e para, ’97 dhe zhgënjimin e madh në vitet 2005-2013 që na solli një të keqe edhe më të madhe. Kështu që të ndryshosh të kaluarën e PD-së nuk është problem i madh por ta bësh si Lulzim Basha ky është problemi.
Basha kërkon të ndërtojë një figurë autoritare si Berisha, përfaqësimi është me oligarkët. Ka 100 gjëra që PD nuk po ndryshon në thelb, veç si imazh. Besimi në popull nuk fitohet me simbole”, tha Lubonja./lapsi.al