Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i është përgjigjur menjëherë ministres teknike, Mirela Karabina, e cila e akuzoi sot për abuzim, duke e kallëzuar penalisht për tenderin e dëftesave.
Në reagimin e tij, Ndreca i kujton ministres së PD largimin, duke u shprehur se kontrata për blerjen e dëftesave është firmosur prej tij edhe para ardhjes së Karabinës, dhe do të firmoset edhe pas ikjes së saj.
Më tej, ai sqaron se blerja e dëftesave shkollore ishte një emergjencë për vijimin normal të mbylljes së vitit shkollor.
DEKLARATA E PLOTË
Zj. Karabina, vijon te jape informacione te pa verteta per publikun.
Sekretari i Pergjithshem ka firmosur kontrate per blerjen e deftesave shkollore, sic ka bere edhe perpara ardhjes se zj. Karabina ne detyre, sic do te bej edhe pas ikjes se zj. Karabina nga kjo detyre.
Blerja e deftesave shkollore ishte nje emergjence per vijimin normal te mbylljes se vitit shkollor (Shqetesim i ngritur ky edhe nga media.
Nderkohe qe nje nga te ashtequajturit keshilltar te ministres, krijonin panik per mungesen e deftesave) e per kete arsye i kam kerkuar ne cilesine e titullarit te autoritetit kontraktor Kryeministrit te Shqiperise, miratimin e perfundimit te procedures se prokurimit, ashtu sic e parashikon VKM nr. 472, dt. 05.07.2017. Pas miratimit te marre nga Kryeministria, eshte vijuar me lidhjen e kontrates me subjektin fitues. Bashkelidhur aktet perkatese.
Edhe ne kete rast zj. Karabina ka treguar aftesine e saj te jashtezakonshme te mashtrimit te opinionit publik ne menyre te palodhshme. E ka kthyer genjeshtren ne nje instrument me ane te te ciles, po perpiqet te drejtoj ministrine e dijes.
Ministrja Karabina vijon serine e berjes se kallzimeve penale, si mjet me ane te cilit, mendon se do intimidoj administraten publike dhe posacerisht SP e MAS.
Zj. Karabina nuk duhej te ishte nxituar. Ne MAS eshte kontrolli i kryeministrise dhe perpara se te bente kallzim penal, duhet tja parashtronte shkeljet a aluduara grupit te kontrollit administrativ te Kryeministrise.
Por me sa duket nje gje te tille zj. Karabina nuk e ben, pasi nuk ka per qellim verifikimin serioz te se vertetes, por intimidimin, lincimin dhe njollosjen publike te administratoreve te larte te shtetit.
Shteti nuk drejtohet me flete rrufe, me deklarata per shtyp, mllefe apo pasione individuale, por bazuar vetem ne kushtetutë dhe ligj.
E ftoj zj. Karabina te marre mundimin, te ulet dhe te lexoj ndonjeher Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, mbi te cilen eshte betuar. Pasi mos leximi apo mos zbatimi i saj, e garantoj qe do i sjelle pasoja te renda ligjore.
Asnje marreveshje politike nuk mund ti krijoj imunitet dikujt qe shkel sistematikisht kushtetuten dhe ligjin. Asnje procedure e nderlikuar presidenciale apo parlamentare nuk mund ti krijoj imunitet nje dhunuesi te intitucionit, nje perdhosesi si askush me pare te figures se larte te ministrit te shtetit shqiptar. Nje gje eshte pak, por e sigurt, heret apo vone, kjo kategori zyrtaresh do jap llogari perpara drejtesis