Nga Edlira Dyrmishaj
Presidentit, Kryeministrit, ministrave, mediave, organizatave të të drejtave të njeriut, e kujtdo që mund t’i interesojë çështja.
Flas në emrin e 7000 shqiptarëve të cilët me votëp shprehin indinjatën e tyre ndaj diskriminimit sistematik ndaj grave dhe vajzave të mbuluara, në hapsirat publike.
Mbaj mbi supe peshën e 7000 votave, të cilat përtej një gare kombëtare nismash e kauzash, shprehin dashurinë e bashkëqytetarëve të mi ndaj besimit të cilin ju duhet ta ballafaqojnë jo rrallëherë me sprova dhe sakrifica të panevojshme të cilat edhe duhet ti durojnë dhe mirëkuptojnë në heshtje si të ishin delet e zeza të këtij vendi, e në të njëjtën kohë, duhet të mbajnë parasysh se; në çdo kohë mund të jenë koka e turkut të kujtdo militanti, servili, injoranti, apo mendjelehti egoist e anti shqiptar.
Deri kur do të lejohet nga shteti shqiptar që krenaria e këtij vendi, Islami dhe muslimanët të nënçmohen, ofendohen dhe tju mungohet respekt nga kushdo që mendon se në emër të lirisë së fjalës, apo orientimit gjeopolitik mund të dezinformojnë, manipulojë apo të vjellë vrerë mbi pjesën dërrmuese të këtij kombi.
Nëse krenohemi për tolerancë fetare, ajo tolerancë është nga ne “mesjetarët” se po të ishte për palët e tjera do të bënin çtë kishin në dorë ndaj nesh.
Përballë përplasjes së ideologjive dhe orientimeve e kulturave,në emër të të drejtave të grave do të argumentojmë nëse jemi të rrezikshme apo mesjetare? Nëse jemi turpi i kësaj shoqërie apo krenaria e sajë? Nëse ka më vend për ta rihapur këtë mënxyrë provokimesh të njëpasnjëshme ndaj muslimanëve dhe veçanërisht muslimaneve shqiptare, sa herë që diku gjetkë vëmendja e pjesës së ndjeshme të shqiptarëve duhet të angazhohet për tu shmangur nga çështje serioze jetike e thelbësore.
Ka ardhur koha që të tilla provokimeve, tu thuhet Mjaft, por në mënyrë ligjore.
Se jemi bijë dhe bija të këtij vendi, që me mund e djersë, punë të ndershme e përkushtim përpiqemi tē rrisim fëmijët tanë nën mësimet e kulluara të një besimi, burrat e të cilit, Shqipërinë e bënë shtet atëherë kur çdo fqinjë nuk kishte synim tjetër veç arsimimit.
Po sot, kur jemi kaq shumë, e kaq të mirë-orientuar, kualifikuar dhe pjekur për të ndërtuar të nesërmen e fëmijëve tanë mbi themele të shëndosha, ku qendron problemi? Përse vazhdimisht secili që shijet personale nuk i përshtaten me tonat, duhet të reagoje me poshtërime publike, kur nuk janë aty për ne as të na qendrojnë kur ndoshta kemi nevojë për mbështetje ekonomike morale shoqërore etj, as nuk ua kemi shtrirë dorën e t’u kemi ndonjë borxh, as nuk kanë tentuar ndonjëherë me dorë në zemër të mendojnë si shqiptarë bashkëkombas, e jo si militantë organizatash, partish, mediash, postesh, interesash të ngushta personale e ku ta di se çfarë.
Turp.Turp për ata burra dhe gra, Kikia apo Çulë, bashkëkombas tanët, që bijtë dhe bijat e këtij vendi, guxojnë t’i nxjerrin në peshore sepse nuk manaxhojnë dot shijet, ndjesitë emocionet…ato më naivet e më tinzaret
Refrene të vjetra në gjuhën e aktorëve të rinj…ose të vjetër
#6992VotaKundërDiskriminimitTëMbulesësNëHapsiratPublike
Edlira Dyrmishaj. Fituese e çmimit Kombëtar I riu i Vitit në Shoqërinë Civile 2016 Me kauzën: Kundër Diskriminimit të grave dhe vajzave të mbuluara në hapsirat publike.Për integrimin e tyre pa barriera.