Home KRYESORE Mentor Petrela Edi Ramës: Krahasuar më atë që i bënë komunistët gjyshërve,...

Mentor Petrela Edi Ramës: Krahasuar më atë që i bënë komunistët gjyshërve, kjo në demokraci është lule!

Neurokirurgu i njohur botërisht është pjesë e listës së zezë të kryeministrit Rama, që përzgjodhi nëpunësit abuzues me detyrën. Duket se lista e Ramës i ka kujtuar Petrelës kohët e komunizmit, megjithëse me ironi thotë se krahasuar me atëherë, kjo e sotmja nuk është asgjë.

Doktor Petrela citon edhe Volterin në reagimin e tij kur thotë se “barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë, kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”

“Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten “uzurpatore”.

Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit, influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.

Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB. Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”

Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.

Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet te gjykohet si armik”.

Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.

Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe i drejtohet Eteoklit ne “Shtate kunder Tebes” “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”

Reagimi i Petrelës u dha për Panorama Online.

Share: