Gjithnjë arti, ka arritur të shprehë mjeshtërisht të vërtetat më të hidhura. E di se jam veç një fëmijë, po ndërgjegja jote, a është akoma gjallë?
Thotë poeti përmes tingujve muzikor të këngës së tij. Kjo dhe mijëra pyetje si kjo vlojnë në kraharoret e atyre njerëzve, të cilët vuajnë të pambrojtur spastrimin, genocidin, masakrat. Kur në historinë botërore ka ndodhur që një ushtri muslimane të shkatërrojë kisha apo tempuj të besimeve të besimtarëve të tjerë?
Kurrë. Të bastisin dhe marrin peng një vend të shenjtë? Kurrë. Edhe sërisht ekstremistët dhe terroristët jemi ne?
Mbarë opinioni duhet të zgjohet dhe të kuptojë se shenjtëritë përpara se ta kenë vendin në objekte kulti, banojnë në zemrat e mendjet e njerëzve të edukuar e të kulturuar. Në zemrat e besimatrëve duke ju përkufizuar ditët dhe netët, raportet me fqinjët, miqtë, të afërmit, tregtinë, politikat, planet për jetën po pse jo dhe armiqtë. Nuk ka shenjtëri më të madhe se jeta e një besimtari, i cili zemrën e ka të mbushur me dashuri.
Me dashuri për Zotin, njerëzit për familjen, vendlindjen, të gjithë botën.
Në fakt, historikisht kronologjia e përballjes për asimilim dhe konvertim ka qenë e njejtë. Që nga tentativat për asimilim identitar, fetar, kombëtar dhe tentativat për transformimin e shenjave konvencionale të atij identiteti. Tentativa për ta përkufizuar besimin në zemrat dhe brenda shtëpive tona, nuk ndryshon nga tentativa për grabitje dhe uzurpim të kulteve fetare.
Thelbi është se; ti, besimin tënd do ta jetosh sipas rregullave që unë vendos. Tentativa për të ulur zërin e ezanit në minaret e xhamive tona, për të larguar “simbolet fetare” nga shkollat, administratat, politika, dhe ambientet publike në përgjithësi, nuk është se ndryshon shumë nga akti ndalimit të besimtarëve nga xhamia e tyre, ashtu si nuk ndryshon nga akti i ndalimit të besimit apo prishjes së kishave dhe xhamie në kohën e komunizmit.
Thelbi është çrrenjosja e ligjeve dhe parimeve të këtij besimi nga jeta publike, po dhe ndryshimi i njeriut në përgjithësi. Nga një njeri i cili funksionon sipas ligjeve hyjnore, në një njeri i cili do të funksionojnë sipas doktrinave të reja, të cilat në vetvete do të përbëjnë një fe të re. Ajo që nuk kuptojnë ose me dashje e anashkalojnë këta arkitektë të konvencioneve globale të shoqërisë është fakti se arkitektura e kësaj feje është unikalisht vertikale, me themele të gdhendura thellë në muret e zemrave tona dhe që merr jetë e forcë në cdo tik– tak të sajën.
Si e tillë kjo forcë dhe ky shpirt, kjo shenjtëri, nuk fillon e as mbaron në muret mijëra vjeçare të Jeruzalemit të vjetër, të shumë pretenduar nga Jehuhdët, me Solomonin e deri te të krishterët dhe varrin e Krishtit, apo ata modestët ekstremistët muslimanë…po po ata terroristët që me vite po bastisen nga shtëpitë e tyre e po ju vriten gra, burra e fëmijë, sa herë që refuzojnë të lëshojnë vendbanimet e tyre. Madje po ju vendosim dhe embargo që të mos kenë komunikim me botën, e do vijë një moment që do të dorëzohen se, e mori e mira, të gjithë duan të jetojnë.
Merreni dhe Aksanë e shenjtë. Po pastaj?
Përvec faktit se këto politika dhe këto akte tregojnë lakuriq në sytë e gjithë botës realitetin e gënjeshtërt me të cilin luani, standartet e shumfishta me të cilat përfitoni në kurriz të jetëve të njerëzve të pafajshëm për interesa dhe politika tejet të ngushta, sepse në fund të fundit pjesa tjetër e planetit, ajo që hesht përballë padrejtësive, harron se në koncept, nuk është shoqëri e përzgjedhur. Se, që të jesh i përzgjedhur duhet të jesh trashëgimisht jehudi.
Kështu që botë, me keqardhje, nuk mund ta keni këtë privilegj. Merreni Aksanë dhe pengojini besimtarët të falen e të luten në të. Po pastaj? A thua se me këtë grabitje djallëzore e të paskutë do të na hiqni dashurinë e krenarinë e kësaj feje nga zemrat?
A mos ndoshta shenjtëria e saj humbi?
Jo. Atë shenjtëri dhe atë dashuri për Aksanë, Medinën dhe Mekën, e kemi të skalitur në zemra, ashtu siç këmi të skalitur dashurinë për parimet e ndritura të kësaj feje hyjnore, të këtij libri hyjnor, i cili na mëson se devotshmëria dhe shenjtëria e kësaj rruge është në kraharor.
Se gjaku, nderi, pasuria dhe jeta e besimtarit është e shënjtë dhe se përpara Zotit jemi të gjithë njësoj, arabi dhe jo arabi, i bardhi dhe i kuqi, i ziu dhe kinezi. Se përpara Zotit nuk na veçojnë rracat, e as prejardhjet apo shtresat shoqërore, as të ardhurat e pasuritë tona.
E vetmja gjë që na dallon është devotshmëria. Tani kulturalisht, çfarë mund të jetë më afër devotshmërisë se ruajtja dhe respketimi i shenjtërisë së një kulti dashurie? Dhe të mos harrojmë se dashuria banon në zemra, dhe si rrjedhojë ajo që kemi përdhosur në këtë rast, nuk është ajo xhami, me muret dhe gurët e sajë, po qindra, mijëra , miliona zemra, mililarda jetë, që frymojnë me emrin e Zotit në tokë.
Vetëm më thoni pasi ta keni marrë dhe Aksanë, mes lot zemrash dhe lumenj gjaku, kush janë tërroristët?