Home KRYESORE Meta betohet sot president, Rama e Basha urdhër deputetëve të jenë të...

Meta betohet sot president, Rama e Basha urdhër deputetëve të jenë të pranishëm

Sot në ora 18.00 presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta betohet në Kuvend. Ndërsa në orën 19.30 në presidencë zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës të Kryetarit të shtetit shqiptar. Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës janë të ftuar, me një protokoll të veçantë e strikt personalitete të shtetit, politikës, medias, shoqerisë civile, institucioneve të pavarura, medias, biznesit, kulturës, si dhe trupi diplomatik.

Mësohet se Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë dhënë urdhër të prerë deputetëve të tyre që të jenë në sallën e Kuvendit sot në ora 18.00 kur të betohet Presidenti Ilir Meta.

Share: