Home KRYESORE Meta shtrëngon duart me Berishën, Doktori rrëfen: Ja çfarë i thashë Presidentit...

Meta shtrëngon duart me Berishën, Doktori rrëfen: Ja çfarë i thashë Presidentit të ri…

Presidenti i ri i vendit Ilir Meta nuk e ka harruar as sot, ‘pikën e tij të dobët’, ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas betimit në parlament, Meta ka pasur një fjalim jo shumë të gjatë dhe në përfundim shtrëngim duarsh…por jo me kryeministrin Edi Rama.

Mes Metës dhe Ramës nuk ka pasur as një përshëndetje formale, ndonëse Presidenti i Ri, i ka përshëndetur të gjithë të tjerët e pranishëm. Ai është afruar deri tek podiumi ku qëndronin kryeministri dhe ministrat, ka përshëndetur Bashkim Finon dhe më pas ka zbritur poshtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku Ilir Meta u betua si Presidenti i ri i Republikës.

Si deputet i PD-së, Berisha ka shtrënguar duart me Metën, ku ka shkëmbyer edhe një urim. Se çfarë i ka thënë, ka qenë vetë ish-kryeministri që e ka rrëfyer në mikrofonin e News24, shumë shkurt.

“Ja bëra urimin, i uroj suksese në detyrë”, tha Berisha, i cili shpesh është përmendur nga Meta si një nga politikanët e tij të preferuar.

Share: