Home KRYESORE Në burg djali i Vehbi Alimuçës, nusja akuzoi bosin e VEFA-s

Në burg djali i Vehbi Alimuçës, nusja akuzoi bosin e VEFA-s

Artan Alimuçaj djali i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj do të qëndrojë në burg për të shlyer dënimin për pastrim parash. Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e Artan Alimuçajt për pezullimin e dënimit.

Artan Alimuçaj është dënuar me 4 vite burg, ndërsa paraditen e 6 korrikut u arrestua nga Policia e Tiranës dhe tashmë ndodhet në qeli. Sipas dënimit të Gjykatës dhe hetimeve të Prokurorisë, Artan Alimuçaj është përgjegjës për pastrimin e 1 milion dollarëve.

Por në një reagim të pak ditëve më parë, bashkëshortja e Artanit deklaronte se se pas arrestimit qëndron ish-bosi i VEFA-s, Vehbiu i cili ka ndikuar që t’i arrestohej i shoqi./lapsi.al

Share: