Agjenti 79-vjeçar në pension i CIA-s, Malcom Howard, ka bërë një sërë pretendimesh të habitshme që kur u lirua nga spitali në Nju Xhersi të premten duke iu thënë se ai ka edhe disa javë jetë.
Howard pretendon se ishte i përfshirë në “shkatërrimin e kontrolluar” të Qendrës Botërore të Tregtisë 7, ndërtesa e tretë që u shkatërrua më 9 shtator.
Z. Howard, i cili ka punuar për CIA-n për 36 vjet si operativ, pretendon se është marrë nga agjentët e lartë të CIA-s për të punuar në projekt për shkak të sfondit të tij inxhinierik.
I trajnuar si inxhinier civil, Howard u bë një ekspert eksplozivësh pasi u përzgjodh nga CIA në fillim të viteve 1980. Howard thotë se ka përvojë të gjerë në mbjelljen e eksplozivëve si në artikuj të vegjël si ndezësit e cigareve, ashtu edhe në zona të mëdha si “ndërtesat 80 katëshe”.
79-vjeçari nga Nju Xhersi thotë se ka punuar në operacionin e CIA-s të quajtur “shekulli i ri”, midis majit të vitit 1997 dhe shtatorit të vitit 2001, gjatë një kohe kur ai thotë se CIA “ende merrte urdhra nga lart.” Ai ishte pjesë e një qelize prej 4 punonjësish të ngarkuar për të siguruar që prishja të ishte e suksesshme.
Howard thotë se operacioni i World Trade Centre 7 është unik në mesin e shkatërrimeve të tij, pasi është (vetë)prishja e vetme për të cilin “duhej të pretendonim se nuk ishte një (vetë)prishje”. Ai pretendon se nuk kishte asnjë problem të mashtronte në atë kohë, sepse “kur je patriot, nuk e vë në dyshim motivimin e CIA-s ose Shtëpisë së Bardhë. Ti supozon se qëllimi më i madh është për një të mirë më të madhe. Ata zgjedhin njerëz të mirë, besnikë si unë, që më thyhet zemra kur i dëgjoj të flasin gënjeshtrat e tyre.”
Por ai pranon se tani, ndërsa sheh pas, “diçka nuk shkonte.”
“Asnjë e mirë nuk ka ardhur nga kjo. Kjo nuk është Amerika që kemi parashikuar.”/360grade.al/