Home KRYESORE Ose Selami nuk kishte alternativë dhe vlera (siç dhe nuk i ka...

Ose Selami nuk kishte alternativë dhe vlera (siç dhe nuk i ka dhe as ka pasur) , ose j’u vodhën zgjedhjet me thasë!

Nga Ilir Demalia

1. Selami para votimeve për kryetarin e PD-së, dhe jo një muaj përpara, por ditën e votimeve deklaroi:

-Atë që unë do humbas në procedura si një zhvillim gare të pabarabartë, do ta fitoj me platformën, programin dhe vlerat demokratike si një alternativë më të mirë për PD-në në veçanti dhe demokracinë shqiptare në përgjithësi.

2. Mbasi u mbyllën votimet, e kjo do të thotë, 24 orë pas delaratës së ditës së votimeve, Selami deklaroi:

– Me lejoni të falenderoj të gjithë ata çka votuan ditën e djeshme, të gjithë ata që u morën me pregatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, vizion i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur partinë demokratike, për ta bërë atë dhe njëherë shpresë për demokratët, të djathtën dhe Shqipërinë, por gjithsesi; kjo është demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam votuar zotin Basha dhe i kam uruar fitoren. I bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që bojkotuan, hajde të bashkohemi….

Selami, ashtu si në shtator të vitit 1990 që mbronte doktoraturën për filozofine Markiste Leniniste me “Mendimin estetik të shokut Enver “, dhe pas dy muaj e gjysëm emrohet nga rekomandimi i prof Hamdi Beqjes tek Ramizi, për tu dërguar tek studentët si diversoin i uljes së valvulës së shpërthimit të revoltës popullore me krijimin e grupit të studentëve dhe me pas intelektualëve të regjimit me Berishën, Mustafajn, Pashkon, Rulin, Imamin, Preç Çiftelin, Pollon, Çashkun e.t.c, ashtu dhe sot, dhe dje dhe nga kthimi nga USA, i cili gënjen se u kthye për Shqipërinë! Genjen kur manipulon se ka mbështetjen e politikës amerikane! Gënjen dhe vetëm genjen…. Në çdogje që thotë, prodhonë vetëm gënjeshtra.

Selami po të ishte i ndershëm dhe nuk do të ishte patericë për të legjitimuar autoritarzmin dhe mosgarën e lirë në këte parti që nuk ka ekzistuar kurrë, ku Selami ka ndihmuar jo pak për këtë, ashtu si dhe Topalli, Patosi, Bregu, Mustafaj dhe C/O, të gjithë ata që u katapultuan e ju nënshtruan diktatit kryetarit Berisha, për të abuzuar dhe vjedhur me pushtetin dhe jo për të zhvilluar demokracinë dhe vlerat. Temë e gjatë kjo!

Le të kthehemi tek Selami, pas zgjedhjeve ai duhet të pranonte:
Ose ai nuk kishte alternativë dhe vlera (siç dhe nuk i ka dhe as ka pasur) , ose ju vodhën zgjedhjet me thasë.

Të marrësh vetëm 10% të votimeve të dyja nuk mund të qëndrojne.

Share: