Home KRYESORE Paralajmërimi i Metës: Shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit

Paralajmërimi i Metës: Shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke lëshuar një paralajmërim. Presidenti i zgjedhur, deklaroi se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta për zgjedhjet e 25 qershorit, por pa folur konkretisht.

“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroike të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit, jam krenar që kam punuar me ju” u shpreh ai ndër të tjera.

Deklaratat Meta i bëri nga Durrësi, ku së bashku me Lefter Kokën falënderuan votuesit e LSI për besimin. Meta ditën e zgjedhjeve ishte në qytetin e Lezhës pas incidentit duke akuzuar se “Policia në Lezhë paguhet për të mbrojtur qytetarët e jo kriminelët”.

Share: