Home KRYESORE Paratë e fushatës, Preçi: Ndikim në ekonomi, duhet verifikim nga vijnë

Paratë e fushatës, Preçi: Ndikim në ekonomi, duhet verifikim nga vijnë

Në fushatën elektorale të 25-qershorit është rritur prezenca e lekut në treg, por ekspertët e ekonomisë thonë se duhet verifikuar nëse këto para kanë burim kriminalitetin apo jo. Zef Preçi, ekspert i fushës ka deklaruar se në 6-mujorin e parë të këtij viti nga sistemi bankar janë tërhequr rreth 150 milionë euro, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë fushatës. Ai thotë se paratë e hedhrua në qarkullim kanë ndikuar edhe në kursin e këmbimit valutor.

Fushata elektorale e 25-qershorit ka hapur “qesen” jo vetëm të shtetit, që shpërndan fonde të caktuara për parti të veçanta, por edhe kandidatëve për deputetë të cilët kanë shpenzuar për realizimin e takimeve me komuinitetin.

Ekspertët e ekonomisë thonë se, hedhja e parave ndikon në ekonominë e vendit, por duhet verifikuar burimi i këtyre parave, sidomos nëse kanë burim kriminalitetin.

Gjatë zgjedhjeve të fundit ekspertët thonë se nuk janë përdorur gjerësisht fondet publike, për prerje shiritash. Por nga ana tjetër, Zef Preçi thotë se në 6-mujorin e parë në sistemin bankar në vend janë tërhequr rreth 150 milionë euro, çka dyshohet se janë përdorur në fushatë.

Prania e parave me burim kriminalitetin, për ekspertët, luan një rol të rëndësishëm në ekonomi, sakohë që lufta ndaj drogës ende nuk është fituar nga autoritetet, duke bërë që një pjesë e këtyre parave të mbeten në ekonominë kombëtare./channel One

Share: