Home KRYESORE Patozi: Selami një fenomen i shëmtuar politik, po shërben si pateric e...

Patozi: Selami një fenomen i shëmtuar politik, po shërben si pateric e Bashës

Ylli Rakipi – E megjithatë zoti Patozi, një njeri tjetër, një kandidat, i qetë, i qartë në punët e veta, po vrapon për të marrë Partinë Demokratike, që ia kanë marrë në vitin 1995. Ky është zoti Eduart Selami. Çfarë mendoni për të dhe ç’do ti thoshit atij?

Astrit Patozi – Në fakt me keqardhje e kam thënë dhe vazhdoj ta them që, zoti Selami kam frikë se do të hyje në historinë e politikës shqiptare si fenomen shumë i shëmtuar. Sepse po shërben, sipas meje, si patericë për grabitjen në mes ditës, të mandatit të Partisë Demokratike, kryetarit Të Partisë Demokratike. Këtë ia kam thënë zotit Selami, në takimin që kam patur me të, e kam thënë pothuajse në çdo dalje timen publike dhe nuk di për çfarë arsye zoti Selami mund të jetë ende pjesë e kësaj gare, të cilën me sa kam dëgjuar dhe ai vetë, e konsideron të pabarabartë dhe pa rregulla loje. Dhe unë kam gjithë të drejtat e botës, që të kem dyshimet e mia, rolin e zotit Selami në këtë farsë elektorale për sa kohë që nuk ka një gjest të ndryshëm prej tij. Sepse zoti Selami mund të na ndihmonte shumë kauzën për ringritjen e Partisë Demokratike duke lënë vetëm në shenjtinë e tij zotin Basha, duke ikur nga një farsë

Andi Bushati – Çfarë do të shpëtonte me këtë, prap e njëjta gjë do të ishte.

Fatos Lubonja – Jo do të ishte pak më ndryshe. Sepse një nga qëllimet e aksionit tonë, po themi, apo lëvizjes tonë politike, ka qenë degjeletimimi i procesit, i cili kam përshtypjen se ka ndodhur, ka dhënë shumë efekt.

Share: