PD i bën thirrje LSI-së të bëhen bashkë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj sa i përket propozimit të tij për rritur çmimin e ujit të pijshëm në Tiranë. Këshilltari i PD-së , Leonard Olli i ka kërkuar këshilltarëve të LSI-së të bojkotojnë mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset për çmimin e ri të ujit.
Ndërkohë LSI është e paqartë për këtë vendim. Deri më tani është folur për një kategorizim të rritjes, duke mbrojtur familjet në nevojë, por nuk është mbajtur një qëndrim i prerë kundër rritjes së çmimit. Mbetet për t’u parë sjellja në Këshillin Bashkiak gjatë mbledhjes së sotme.