Home KRYESORE Protesta e banorëve në Kamëz, Mziu: E organizuar nga PS-ja…

Protesta e banorëve në Kamëz, Mziu: E organizuar nga PS-ja…

Banorët e Kamzës janë ngritur në protestë kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies në lumin e Tërkuzës. Madje ata kërkojnë takim me kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziun.

Mziu deklaron se kjo është një protestë e organizuar nga PS-ja.

“Është e organizuar si protestë. Dua të kem takim më të ata që janë banorë dhe me ata që kanë paguar taksat, këto janë dy kushtet. Është ky takim? Shikoni foton kush janë në protestë? Ky është kryetar i Partisë Socialiste. Ky tjetri është organizatori kryesor. Thekoj që zona ku hidhen plehrat është e miratuar nga ministria.”, u shpreh Xhelal Mziu.

Banorët janë duke protestuar para Bashkisë së Kamzës dhe kanë ndërmarrë edhe një peticion për këtë qëllim, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun.

Qytetarët kërkojnë me ngulm takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu. “Do futen me dhunë brenda bashkisë”, kanë paralajmëruar qytetarët dhe aktivistët për “Report Tv”.

Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ata ankohen se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive./360grade.al/

Share: