Home KRYESORE Pse duhet të dilni gjithmonë nga Facebooku nëse shikoni porno?

Pse duhet të dilni gjithmonë nga Facebooku nëse shikoni porno?

Të shikosh porno nuk është një proces që duhet paragjykuar apo të jetë tabu, thjesht duhet të jeni të kujdesshëm pasi sot mund të përgjohesh fare lehtë dhe padyshim që askush nuk do të donte të përgjohej gjatë kohës që është në momente intime. Gjithmonë duhet të dilni nga Facebook-u kur shikoni porno për shkak se do të përgjoheni”, ka shkruar “The Sun”.

Web-et e faqeve me përmbajtje pornografike kanë një shtesë të fshehtë të Facebook-ut që iu mundëson atyre t’iu përgjojnë. Por pse Facebook e lejon diçka të tillë? Sepse ky rrjet dëshiron të mbledhë çdo informacion të mundshëm për secilin individ në Tokë. Facebook mbledh të dhënat tuaja edhe nga faqet tjera dhe shikon se çfarë ju pëlqeni që më vonë t’ua paraqesë juve në kohështrirje si diçka me interes për ju.

Ne mbledhim të dhëna kur e vizitoni ose përdorni ueb-faqe dhe aplikacione të palës së tretë të cilat përdorin shërbimet tona (kur ofrojnë një buton Like p.sh). Kjo përfshin informacione rreth ueb-faqes dhe aplikacioneve që i vizitoni, përdorimin tuaj të shërbimeve tona në këto ueb-faqe dhe aplikacione, si dhe informata mbi zhvilluesin ose publikuesin e aplikacionit ose ueb-faqes që ka shërbimet tona”.

Prandaj mos u habisni kur diçka që shikoni në Instagram t’u dalë në Facebook apo anasjelltas./360grade.al/

Share: