Home KRYESORE Pse mbahen bashkë me të burgosur ordinerë edhe Luftëtarët ...

Pse mbahen bashkë me të burgosur ordinerë edhe Luftëtarët Shqipëtar në burgjet e Republikës së Kosovës!

Nga Skender Jashari*

Gjatë qëndrimit tim prej  16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016, në  burgjet  e Republikës së Kosovës si i burgosur  politik, i   arrestuar, akuzuar, gjykuar dhe  dënuar politikisht   përmes  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, me  porosi  dhe  shantazhim të   Serbisë( drejtuar  këtij  Fraksioni të  EULEX-it), pos dukurive shumë  absurde  e jo në pak  raste  edhe   tejet  kriminale ishte  edhe  dukuria  e  mëposhtme.  Luftëtarët Shqipëtar zakonisht  shumica  e tyre  janë  mbajtur   në   Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Qendrën  Korrektuese në Dubravë, kurse  në  qendrat tjera  tejet  më të  rralla janë  rastet!

            Në këtë  rast,  kam   vërejtur edhe  një  dukuri, që aspak  nuk  është në përkim  me praktikat  e vendeve  tjera, as me ligjet  dhe  as  me ndërgjegjen  e njeriut!

            Luftëtarët  Shqipëtarë të  Luftrave  Çlirimtare  Shqipëtare, si të  Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë  Çlirimtare  për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe të Ushtrisë  Çlirimtare  Kombëtare, nuk  kanë  trajtim  ligjor, meritor dhe në përputhje  me praktikat rajonale dhe ndërkombëtare, si për  të  paraburgosur a të  burgosur, në  burgjet  e Republikës së  Kosovës,  nga  UNMIK e  sidomos nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it( e  jo edhe  nga   EULEX  që  vje  nga  vendet   që njohin  Pavarësinë   dhe që janë  miqësorë ndaj   Republikës së Kosovës).

            Luftëtarët  Shqipëtar,  në  Burgje  mbahen   për  dy lloj  veprash penale: kryerje   krime të  luftës( shumica) dhe për  kryerje  aktesh  terroriste! Për veprat  penale  kryerje  e  krimeve  të luftës, kryesisht  gjoja  krime të  kryera  kundër  popullsisë  civile serbe  dhe  Shqipëtarëve  që  kanë   bashkëpunu  me  okupatorin! Dënimet  në këto  raste  janë   qesharake, janë  dënime   për 10 deri në 1000 herë  më të  larta  sesa  dënimet  që  për një  vepër të tillë penale  i janë  shqiptu  një  kryesi  të  komunitetit serbë, pos  kësaj  kryes  të komunitetit  serbë  të dënuar për këso vepre penale, janë  tejet të pakët( ata as nuk ndjeken, as nuk  gjykohen e  as nuk dënohen me  dënim  meritor)!- qartazi e  haptazi  shihet   motivi politik i akuzimit, gjykimit dhe  dënimit!

            Ndërsa Luftëtarët   Shqipëtar  të  cilët  janë   paraburgosur, akuzuar, gjykuar dhe  dënuar-burgosur, për  terrorizëm, shumica  janë  nga  Ilirida dhe nga  Lugina e  Preshevës!

Andaj  për më poshtë do i trajtoj në  dy  kategori:  në Luftëtarët  e vërtetë Shqipëtarë( qoftë  të  dënuar për  gjoja  krime  lufte  a gjoja  për terrorizëm) dhe  në kategorinë e dytë  për “Luftëtarët Shqipëtar!”-agjentë  të  Serbisë.

Kategoria e parë: janë  Luftëtarë të  vërtetë   Shqipëtar, të  cilët  janë  akuzu, paraburgos, gjyku dhe  dënu a burgosur me porosi të Serbisë, përmes UNMIK-ut  dhe  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, ndërsa të pakëta  janë rastet  kur drejtësia  është vendosur vërtetë! Luftëtarët  e vërtetë Shqipëtarë,  janë akuzu, gjyku dhe  dënu kryesisht  apo edhe plotësisht mbi bazë dhe  motiv politik, për gjoja krime  lufte a për   gjoja  akte terroriste  të  veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, të  ndjekur  nga   regjimet  okupatore  të Serbisë  mbi Luginë të Preshevës apo  mbi  Iliridë( Maqedoni), të  cilët janë  strehuar  si refugjatë  politik  në Republikë të Kosovës, por që  sipas shteteve  okupuese( Serbisë dhe  Maqedonisë),  të qëndruarit  e  këtyre  “ terroristëve”( siç  këta i emërtojnë), në  këtë  vend( në Republikë të Kosovës),  paraqet  rrezik  për ta, sepse  në çdo kohë  mund të  kthehen  si ushtar në  vendlindjen  e tyre!

Kategoria e dytë: realisht  një  pjesë  e  tyre, në  burgjet  e Republikës së  Kosovës, janë  dënuar  me  porosi të  Serbisë ( Shërbimeve  të saj  sekrete), përmes   kryesisht  UNMIK-ut apo edhe  Fraksionit  politiko-kriminal të EULEX-it, për të  kryer  disa  detyra të  cilat   praktikisht   janë  duke  i kryer! Kjo  është  e  njohur sidomos  me një  grup, që  edhe  Qeveria e  Kosovës, me rastin e  arrestimit të  tyre  e kishte  identifikuar  si “agjentë  të Serbisë” që ishin  vehabist! Pra,  brenda  kategorisë  së gjoja  “Luftëtarëve Shqipëtar” të  akuzuar, gjykuar, paraburgosur, dënuar a burgosur për terrorizëm, janë përfshi edhe  Agjentët  e Serbisë,  të cilët  kanë  detyra të caktuara  nëpër  keto  burgje  të Republikës së Kosovës!

                Pa trajtu këtu më  shumë akuzat, gjykimin dhë  dënimin  e Luftëtarëve të vërtetë  Shqipëtar dhe  të  agjentëve  të Serbisë të   future gjoja si “Luftëtarë Shqipëtar”, por  me theks do trajtohet  vetëm  mbajtja  e tyre  në paraburgim dhe  burgim, nëpër  burgjet e  Republikës së Kosovës!

Edhe pse  në  vazhdimësi gjatë  mbajtjes time  në këto burgje, kam kërkuar që të  bëhet  trajtimi i duhur  ligjor dhe në pajtim me praktikat  e vendeve të tjera, mirëpo kjo është   mohuar!

Pas një hulumtimi të thelluar, pas shumë  kërkesash me shkrim dhe gojarisht, pas informimit nga  të  dënuar  edhe të tjerë të këtyre  kategorive( Luftëtarëve  të vërtetë Shqipëtar dhe  kategorisë së gjoja  “Luftëtarëve  Shqipëtar”- agjentëve  të  Serbisë, të  cilët  vepronin  në  këto  Institucione Korrektuese), kam ardhur në  përfundim që, kjo është  mirë e  planifikuar, e  qëllimshme për të  arritur  disa efekte!  Efektet  që  duan  t’i arrijnë  ndaj Luftëtarëvë të vërtetë  Shqipëtar dallojnë  nga  efektet që duan t’i arrijnë  perms gjoja “Luftërëve  Shqipëtarë”- agjentëve të Serbisë!

Efektet  që duan  t’i arrijnë  ndaj  Luftëtarëve  të  vërtetë  Shqipëtar, qoftë  të  dënuar  për   veprat penale gjoja  për krime  lufte  apo  gjoja  për   terrorizëm( kundër  institucioneve  të shteteve  okupuese të Serbisë, akte të  kryera  në Luginë të Preshevës, apo kundër  Maqedonisë të kryera  në  Iliridë), janë: torturimi psiqik, mos dhënija  e asnjë  beneficioni ligjor, vendosja  sidomos  në  vende  ku  do torturohet psiqikisht madje edhe  fizikisht  nga  stafi por edhe nga  të burgosur  të tjerë ordiner dhe  dekurajimi-dëshpërimi nga  shteti yn( Republika e Kosovës)!

Qëllimi i fundit është  dekurajimi-dëshpërimi i  Luftëtarit të vërtetë  Shqipëtar, familjes së tij, rrethit-shoqërisë së tij por edhe  në tërësi të Kombit tonë Shqipëtar! Andaj  Interes për trajtim të tillë, ka vetëm Serbia dhe  vendet dashakeqe për Shqipëtarët!

Praktika penitensiare e  rajonit e më gjerë, madje edhe  vetë  Serbia në jo pak raste   të burgosurit  politik  Shqipëtar i mbante të ndarë, pos në rastet  tjera kur i mbante  me kriminelë ordinerë për të shkaktu dhunë psiqike dhe fizike  kundër tyre!

Torturimi psiqik, është  trajtimi më  brutal  që i bëhet  çdonjërit Luftëtarë  të vërtetë  Shqipëtar, në format: mbajtja  në dhomë  apo në krah të pavionit  a në pavion të njejtë   me  të  paraburgosur  a burgosur  që absolutisht   nuk do duheshin të qëndronin  bashkë; mbajtja  me të  burgosurit  më të urryer; mbajtja  me të burgosur më problematik;  me të  sëmurë  psiqik dhe   të sëmurë me sëmundje  ngjitëse a edhe sëmundje tjera; mbajtja  në  pavione a krah pavioni ku shërbejnë  gardianët  më  problematik apo që  janë   partizan të një partie  kundërshtare të  Vlerave  të Luftës; pastaj  krah pavioni a pavion me kushte tejet të këqija higjienike; krah pavioni a pavion me zhurmë të madhe etj!

Mos dhënija  e asnjë  beneficioni ligjor, nën  arsyetime të  ndryshme  e sidomos që nuk  i’a lejon UNMIK a EULEX. Beneficionet si: pako ushqimore i kufizohen; përmbajtja  e pakove  ushqimore i kufizohet; sendet që mund t’i mbaj  në dhomë(  sidomos DVD, CD, librat etj); pushimi jashtë Institucionit( koha e fitimit të këtij  benefiti por edhe  numri i ditëve brenda një pushimi dhe brenda një viti!); vizitat;  avansimi etj!

Vendosja  sidomos  në  vende  ku  do torturohet psiqikisht( që e thashë më sipër) madje edhe  fizikisht  nga  stafi por edhe nga  të burgosur  të tjerë ordiner dhe  dekurajimi-dëshpërimi nga  shteti yn( Republika e Kosovës). Torturimi fizik sidomos   ndodhja  e problemeve: rrahjeve me  të  burgosur   ordinerë, por edhe nga  stafi i cili ka armiqësi  personale apo edhe  që ka armiqësi kundër Vlerave të Luftës!

Ndërsa  efektet që duan  Serbia( sidomos), që t’i arrijë përmes “Luftëtarëve Shqipëtarë”-agjentëve të Serbisë, janë: propagandimi islamiko-vehabist; radikalizimi, ekstremizimi dhe  pastaj rekrutimi, organizimi në  organizata-grupe terroriste; sabotimi dhe armiqësimi ndaj Institucioneve  të Republikës së Kosovës; krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për  Institucionet  e Republikës së Kosovës etj!

Qëllimi final  është  që Serbia përmes  këtyre  personave të arrijë objektivat  e saj  politike, krijimin e  organizatave   terroriste  islamike që do vepronin edhe kundër Republikës së Kosovës, që do  dëmtonin Interesin Kombëtar Shqipëtar, që  do  humbnin  përkrahjen  ndërkombëtare  për Republikën e Kosovës sidomos   tentojnë në  dëmtimin e Aleancës së Shqipëtarëve  me SHBA-të etj etj!

                Propagandimi islamiko-vehabist që brenda  këtyre  Institucioneve  korrektuese ku janë të burgosurit  oridinerë, e të cilët  lehtësisht  kalojnë-ndikohen nga  propaganda të tilla për shumë  qëllime dhe arsye! Drejtimi i një  krimineli ordiner në “rrugën  e allahut” mund të  duket  fillimisht  si jo i rrezikshëm, por  kjo pastaj  prodhon  ekstremizëm siç u pa tashmë  që  shumica  e  terroristëve  islamik kanë të kaluar të errët  kriminale!

            Radikalizimi, ekstremizimi dhe  pastaj rekrutimi, organizimi në  organizata-grupe terroriste, siç edhe ngjau sidomos  në Qendrën Korrektuese në Dubravë, që të gjithë  kriminelë  ordiner,  u bënë

Sabotimi  dhe armiqësimi ndaj Institucioneve  të Republikës së Kosovës, sidomos nga  kategoritë   e margjinalizuara, me nivel të ulët  njerëzor, shkollimi, emancipimi, kulture dhe  statusi social, sidomos përmes  ekstremizmit  fetar islamik-vehabist!

Krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për  Institucionet  e Republikës së Kosovës, me  qëllim të   mbetjes si shtet jofunksional, i dobët në çdo aspekt, që në këtë  mënyrë të  mos paraqesë pengesë për   Serbisë, karshi Kosovës, Luginës së Preshevës, por edhe më shumë etj!

 

Andaj mbajtja  e të  burgosurve dhe paraburgosurve  të tillë e ndarë nga  kriminelët  ordinerë ka  arsye të  qëndrueshme!

Luftëtarët e  vërtetë  Shqipëtarë  duhet të mbahen të ndarë nga kriminelët  ordinerë, që  mos torturohen psiqikisht dhe fizikisht nga   të  burgosurit ordinerë dhe  stafi i pandërgjegjshëm dhe  burgimi ndaj tyre  të  mos ketë premisa terrori( të dekurajimit dhe dëshpërimit)!

Kurse “Luftëtarët  shqipëtar”-agjentët  e Serbisë, të cilët  propagandojnë , radikalizojnë, ekstremizojnë dhe organizojnë e  rekrutojnë  kriminelët  ordinerë si  terrorist  islamik, të  izolohen nga   të tillët! Që mos të  arrijnë  të  paraqesin rrezik për  Vendin dhe Kombin tonë si drejtëpërdrejt  prej  tyre, apo edhe përmes   tyre  nga  Serbia! Izolimin e  këtyre eksponentëve  tashmë  shumica e  vendeve  të   Perëndimit dhe SHBA-së  e kanë  në  zbatim!

Skender Jashari i burgosur politik nga Fraksioni i EULEX-it, për luftë guerile kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanovcit gjatë vitit 2012.
Mbaroi studimet post-diplomike juridiko-penale dhe studimet joformale ushtarake.

Share: